Intervista/ Bogdani: Dyqanet po
i zënë frymën Urës së Terzinjve

Intervista/ Bogdani: Dyqanet po<br />i zënë frymën Urës së Terzinjve
Ramazan Bogdani i ardhur nga një familje tiranase që prej 200 vjetësh, aq sa do ta quante edhe “saga e Bogdanëve”, ndihet i kënaqur nga premtimet e kryebashkiakut Erjon Veliaj dje për sjelljen në identitet të zonës rreth Kalasë së Tiranës. Studiues dhe etnolog i njohur, profesor Bogdani kujton disa nga monumentet e trashëgimisë kulturore dhe ato të natyrës së Tiranës, që sipas tij duhen të jenë në qendër të vëmendjes për të pasur një kryeqytet dinjitoz.

Profesor Bogdani, përveçse një tiranas autokton, ju jeni edhe një studiues i njohur i traditave të kryeqytetit. Çfarë vlere pati për ju festimi i 96-vjetorit të Tiranës? 
-Ky festim dëshmoi për traditën e hershme të këtij qyteti, të një një vendi që ishte i begatë nga natyra, nga Zoti. Tiranasit nuk shkonin në emigracion, të gjithë kishin mundësi të jetonin mirë me kopshtet dhe baçet e veta dhe me tregjet si një formë të nxitjes ekomonike të qytetarëve. Tani shpresoj shumë se nëse ato ndërtime që ruhen ende dhe dëshmojnë për traditën e Tiranës, do të mbahen e do të restaurohen, dhe po u bë kjo ato do të tregojnë historinë e një prej kryeqendrave më të bukura në gjithë Europën. Vetëm nëse Tirana harmonizon shenjat e historisë së themelimit të saj si kryeqytet, me modernizmin, do të jetë me shumë vlera në Europë. Që nga themelimi i saj Tirana ka qenë fort e lidhur me Europën.

Për cilat nga monumentet e kulturës që nuk janë ruajtur ke më shumë nostalgji?
-Kam nostalgji për ish Pazarin e Vjetër që sot është ngritur Pallati i Kulturës. Por le ta çojmë vëmendjen tek ato që po rrezikohen sot. Ja unë po e drejtoj vëmendjen te Ura e Terzinjve. Para shumë vjetësh u restaurua dhe u shpenzuan shumë fonde për të, por sot ia kanë marrë frymën kafenetë dhe dyqanet dhe shumë ndërtime të tjera të palejueshme. Para shtat vjetësh ka pasur një hapësirë për atë urë shumë të përshtatshme, tani nuk ka më hapësirë të tillë. Dua të kujtoj se në Tiranë ka pasur edhe sheshe karakteristike, ku pak më tutje Urës së të Terzinjve ka pasur një komunitet rom që punonte, jetonte. Ka qenë kjo karakteristikë, dhe atje duhet vendosur së paku një memorial i atij komuniteti se ka qenë pjesë e jetës së Tiranës.

Por në Tiranë janë zhdukur edhe shumë pemë shekullore, që janë monumente të natyrës. Mjafton ët kujtoj se te Bogdanët ka pasur një dardhë të rrallë në Ballkan ndoshta, me një trung shumë të gjerë, ku degë-degë bënte fruta të katër llojeve të dardhës të  katër stinëve. Mund të ruhej si një monument i natyrës, por e prenë. Pra mezi pres të fillojë puna për monumente e Tiranës, dhe më vjen mirë që do shemben ato lokalet dhe hotelet në Kalanë e Tiranës, siç premtoi Veliaj.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011