Notarja paraguaiane, Luana Alonso ka thyer heshtjen pasi u largua nga fshati i sportistëve në Lojërat Olimpike të Parisit ditën e hënë. Dje u raportua se 20-vjeçarja Alonso u largua nga fshati Olimpik për krijimin e një ‘ambienti të papërshtatshëm’ .

Këtë mëngjes ajo ka reaguar në kanalet e saj të komunikimit dhe ka sqaruar se nuk lejon që gënjeshtrat të ndikojnë në jetën e saj.

"Thjesht doja të sqaroja se nuk jam larguar apo përjashtuar kurrë nga askund, ndaloni përhapjen e informacionit të rremë. Nuk dua të jap asnjë deklaratë, por nuk do të lejoj as gënjeshtrat të ndikojnë tek unë”, deklaroi Alonso.

Notarja e re nuk mundi të kalojë në finalet e Paris 2024 dhe u eliminua nga gara e saj, ndërsa vijoi të qëndronte në Fshatin Olimpik, ku mesa duket ka tërhequr vëmendjen me bukurinë dhe format trupore, gjë që sollën edhe reagimin e Komitetit Olimpik Paraguajan, duke e larguar nga Parisi.

“Prania e saj po krijon një atmosferë të papërshtatshme brenda ekipit të Paraguait. Ne e falënderojmë atë që vazhdoi sipas udhëzimeve, pasi ishte me vullnetin e saj të lirë që ajo të mos e kalojë natën në Fshatin e Atletëve”, tha Schaerer, zyrtarja paraguajane.