Për qeverinë shqiptare, dy janë shkaqet kryesore të nivelit të lartë të papunësisë në Shqipëri: mungesa e kulturës së punës dhe kualifikimi i papërshtatshëm i forcës së punës që, jo rastësisht, përbëjnë edhe dy nga shqetësimet më të mëdha që ka biznesi. Por, për të reduktuar normën e lartë të papunësisë, nuk mjafton vetëm “qëllimi i mirë”. Në strategjinë 6-vjeçare synohet të rritet niveli i punësimit, duke bërë të mundur një kalim gradual nga politikat pasive të papunësisë në ato aktive stimuluese të punësimit.
Njëra prej tyre është edhe arsimi profesional, si një mënyrë për ta bërë krahun e punës më të përshtatshëm ndaj kërkesave që ka tregu.
Për vitin 2015, qeveria ka akorduar 450 milionë lekë, buxhet i cili do të shërbejë për programet e nxitjes së punësimit. Në një intervistë për “Monitor”, zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, znj. Gentiana Sula, thotë se deri tani kanë përfituar më shumë se 5,600 individë. Sipas saj, pavarësisht përpjekjeve për të futur në programe sa më shumë punëkërkues të papunë që mbështeten me të ardhura, vetëm 7% e pjesëmarrësve janë nga këto skema, kjo për arsye të refuzimeve të këtyre të fundit për të marrë pjesë në program.
Nga ana tjetër, znj. Sula jep detaje edhe të ndryshimeve ligjore të Kodit të Punës, ku parashikohet punësim vetëm nëpërmjet kontratave me shkrim, rritje të numrit të ditëve të pushimit vjetor, etj..
Po zbatojmë politika aktive për të nxitur punësimin
Flet Gentiana Sula (Mara) zëvendësministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
Si e vlerësoni tregun e punës në Shqipëri dhe a ka ndryshuar diçka në konfigurimin e tij? A ka një axhendë politike për të angazhuar të varfrit në punë?
Shqipëria është një nga vendet e rajonit me moshën më të re të popullsisë, gjë e cila konsiderohet si kapital njerëzor mjaft i vlefshëm, por i vështirë për t’u integruar në tregun e punës. Informaliteti i lartë vështirëson përcaktimin e saktë të nivelit të punësimit dhe papunësisë reale në Shqipëri. Papunësia vazhdon të jetë një problem real, sidomos në radhët e të rinjve. Kriza ekonomike që ka goditur vende të ndryshme të BE-së e, në veçanti Greqinë dhe Italinë, ka ndikuar kthimin e emigrantëve, të cilët kanë nevojë të integrohen në tregun shqiptar të punës.
Për t’ju përgjigjur kësaj emergjence shoqërore, programi i qeverisë e ka vënë fokusin te punësimi dhe zhvillimi cilësor i forcës së punës, në përputhje me vizionin dhe Direktivat e Bashkimit Europian, Strategjisë Europiane të Punësimit 2020, si dhe kërkesave për integrimin europian të Shqipërisë. Në këtë kuadër, qeveria miratoi Strategjinë e Punësimit dhe Aftësive 2014-2020, e cila synon t’u përgjigjet më së miri këtyre prioriteteve që qeveria shqiptare ka dhe synon të vendosë zhvillimin ekonomik në funksion të shoqërisë me punësimin, si kolonën kryesore të sistemit të mirëqenies sociale. Strategjia synon të integrojë politikat ekonomike, ato arsimore, formuese, si dhe sipërmarrëse, duke prodhuar një plan veprimi, i cili ta nxjerrë shoqërinë shqiptare nga ngërçi i papunësisë. Nëpërmjet kësaj strategjie synohet të rritet niveli i punësimit, duke bërë të mundur një kalim gradual prej politikave pasive të papunësisë në ato aktive stimuluese të punësimit. Strategjia ka në qendër të saj rritjen e mundësive për punë të denjë, nëpërmjet politikave efikase të tregut të punës, ofrimin e arsimit dhe formimit profesional cilësor për të rinjtë dhe të rriturit, nxitjen e përfshirjes dhe kohezionit social, si dhe fuqizimin e tregut të punës dhe të sistemit të kualifikimeve. Në përputhje me vizionin qeverisës, kjo strategji e shikon formimin profesional dhe punësimin si dy gjymtyrë të të njëjtit trup, duke synuar që shërbimet e arsimimit dhe formimit profesional të jenë ngushtësisht të lidhura me ato të punësimit. Pjesë e rëndësishme e këtij sistemi do të jetë dhe ndërtimi i një partneriteti të qëndrueshëm dhe fleksibël me të gjithë aktorët e tregut të punës. Kjo strategji, tashmë, bazohet mbi një sistem ku shkollat profesionale dhe qendrat e formimit profesional vijnë së bashku nën drejtimin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, duke formuar një sistem unik të arsimit dhe formimit profesional, të aftë për të kontribuar në zhvillimin e aftësimit cilësor profesional të forcës së punës, duke u fokusuar veçanërisht te të rinjtë, gratë dhe grupet në nevojë. Kjo për t’iu përgjigjur sa më mirë kërkesave të tregut të punës dhe për të pasur në një të nesërme të afërt, një forcë punëtore konkurruese në tregun rajonal dhe europian. Për më tepër, një pjesë e aktiviteteve të kësaj strategjie, duke filluar nga viti 2016, do të mbështeten nga fondet IPA II “Mbështetje Buxhetore”, aktivitete të cilat synojnë t’i japin zhvillim cilësor sistemit.
Por, edhe pse kemi një fuqi punëtore me kosto të lirë, si dhe emigracion, papunësia mbetet në nivele të larta. Sipas jush, cilët faktorë ndikojnë?
Për sa u përket faktorëve që ndikojnë në nivelin e lartë të papunësisë dhe nëse i shikojmë problemet e fuqisë punëtore nga këndvështrimi i bizneseve, po iu referohem gjetjeve kryesore të Anketës së Nevojave për Aftësi (SNA).
Arsyet kryesore janë: mungesa e kulturës së punës dhe kualifikimi i papërshtatshëm i forcës së punës, që janë edhe dy nga shqetësimet më të mëdha që ka biznesi.
Niveli i papërshtatshëm i kualifikimit të forcës së punës përbën një shqetësim për pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë, prandaj dhe reformimi i sistemit të arsimit dhe formimit profesional në Shqipëri është një nga prioritetet kryesore të qeverisë dhe, në veçanti, i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Për përmirësimin e sistemit në tërësi ishte dhe vendimi i qeverisë, që bëri të mundur kalimin e shkollave profesionale nga Ministria e Arsimit në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, për t’i afruar ato sa më pranë kërkesave dhe nevojave të tregut të punës. Reformimi i sistemit ka filluar në dy aspekte kryesore: si në rishikimin e drejtimeve të profesioneve, që ofrojnë këto shkolla që të jenë në përshtatje me kërkesat e tregut të punës, ashtu dhe në cilësinë e ofrimit të këtij arsimi. Rritja me 40% e numrit të të rinjve të regjistruar në arsimin e mesëm profesional si vitin që shkoi, ashtu edhe këtë vit, tregon se ka filluar të ndryshojë mentaliteti i të rinjve dhe prindërve shqiptarë, duke e kthyer vëmendjen e tyre ndaj marrjes së një zanati, i cili siguron një vend të sigurt në tregun e punës.
Çfarë rezultatesh ka dhënë zbatimi i programit për nxitjen e punësimit dhe a do të vazhdojë?
Në zbatim të programit të qeverisë dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në fushën e punësimit, Shërbimit Kombëtar të Punësimit për vitin 2015 i është akorduar një fond prej 450 milionë lekësh, për zbatimin e programeve aktive në tregun e punës.
Me qëllim rritjen dhe efikasitetin e këtyre programeve, në vitin 2014 u bënë një sërë ndryshimesh të rëndësishme në Vendimet e Këshillit të Ministrave, si dhe në gjithë paketën e dokumentacionit në zbatim të tyre. Vlen për t’u përmendur përfshirja në programet e nxitjes së punësimit edhe e subjekteve fizike, përfshirja e më shumë punëkërkuesve të papunë të regjistruar pranë Zyrave të Punësimit, mundësia për të përfituar nga programet dhe e subjekteve me një ose dy të punësuar, lehtësimi i procedurave të aplikimit, dokumentacionit dhe procedurave të miratimit. Për herë të parë u bë miratimi i projekteve në bazë të një procesi vlerësimi të pikëzuar.
Janë 5,631 përfitues në total, të cilët, të ndarë sipas karakteristikave individuale, rezultojnë:
– 72% janë femra, dominancë që vihet re në të gjitha llojet e programeve të zbatuara. Kjo lidhet me llojin e kompanive të përfshira në projekte, ku industria fason zë mbi 55%.
– 57% janë të rinj deri në 29 vjeç dhe 22% të moshave mbi 40 vjeç
– 46% janë me arsim deri në 9-vjeçar, pjesëmarrja shkon deri në 60%.
– Pavarësisht përpjekjeve për të futur në programe sa më shumë punëkërkues të papunë që mbështeten me të ardhura, vetëm 7% e pjesëmarrësve janë nga këto skema, kjo për arsye të refuzimeve të këtyre të fundit për të marrë pjesë në program.
– 25% e pjesëmarrësve në programe janë afatgjatë mbi një vit
– Kemi rreth 180 romë pjesëmarrës në programe
– Persona me aftësi të kufizuar janë 29
Programet e nxitjes së punësimit do të vazhdojnë të zbatohen duke synuar targetimin e grupeve më në nevojë, të punëkërkuesve të papunë. Fondet janë të parashikuara dhe në vitet në vijim. Ky program, në kuadër të strategjisë për Punësim dhe Aftësi 2014–2020, do të mbështetet dhe nga fondet IPA II “Mbështetje Buxhetore” për vitet 2016–2018. Për zgjerimin e gamës së këtyre programeve po punohet me ndryshime legjislative që priten të miratohen së shpejti.
Kodi i Punës duket se i është nënshtruar sërish ndryshimeve. Cilat janë ato më kryesoret dhe çfarë pritet të sjellin?
Ndryshimet dhe përmirësimet kryesore në Kodin e Punës lidhen me përputhjen e tij me Direktivat Europiane. Përgjithësisht, ndryshimet janë në këto drejtime kryesore:
Në fushën e trajtimit të barabartë të punëmarrësve, për sa i përket shpërblimit, si dhe të drejtën e informim/konsultimit, transferimin e ndërmarrjes, shkurtimet kolektive nga puna
Dispozita të reja për disa koncepte të reja punësimi mbështetur në direktivat europiane si: Telework, Agjencitë e Punësimit të Përkohshëm
Çdo punëmarrës gëzon të drejtën për të marrë lejen vjetore, dhe kjo leje nuk mund të zëvendësohet më me kompensim financiar
Përmirësime dhe parashikime për lejen prindërore për punëmarrësit, mbrojtjen në punësimin e të miturve, ku është rritur mosha minimale për të miturit që punësohen gjatë pushimeve shkollore apo ndjekin kurse të formimit profesional, nga 14 në 15 vjeç, si dhe e gruas shtatzënë dhe me fëmijë në gji.
Nxënësit e arsimit profesional që, në përputhje me sistemin dual, do të kryejnë praktikën mësimore pranë një subjekti, këtej e tutje do të paguhen.
Janë riformuluar dispozitat që të garantohet kryerja e plotë e pushimit vjetor, ndryshime me pushimet e paguara (si sëmundje apo rastet e lindjes së fëmijës).
Projektligji garanton kushtet e përshtatshme për punën e gruas shtatzënë, kur vendos të kthehet në punë pas lejes së lindjes.
Gjithashtu ka ndryshime shumë të rëndësishme që lidhen me parashikime për të drejtat dhe liritë sindikale: forcimin e garancive për drejtuesit e sindikatave në ndërmarrje, me qëllim që të ushtrojnë sa më mirë funksionet e tyre.
Parashikime mbi grevën e solidaritetit, sipas rekomandimeve të ILO-s, si dhe e drejta e sindikatave për të zhvilluar grevë të përgjithshme – në nivel kombëtar, apo në nivel rajonal.
Për të siguruar një nxitje të zhvillimit të dialogut social është parashikuar krijimi dhe funksionimi i Këshillave Konsultative Trepalëshe Rajonale, në të cilët do të konsultohen veçanërisht politikat rajonale që kanë të bëjnë me punësimin, formimin profesional, mbrojtjen e punëmarrësve, higjienën dhe sigurimin teknik, prodhimin, mirëqenien, arsimin si dhe çështjet ekonomike
Gjithashtu, ndryshimet që sigurojnë një mbrojtje më të madhe për punëmarrësit, në të gjitha rastet barra e provës i është lënë punëdhënësit.
Është ripërcaktuar numri maksimal i orëve shtesë javore dhe atyre vjetore, sipas direktivës përkatëse të Bashkimit Europian.
Përafrimi i rregullimit mbi transferimin e ndërmarrjes me direktivën përkatëse të BE-së.
Çfarë ndryshimesh prekin punonjësit e administratës publike?
Ndryshimet e Kodit të Punës mbulojnë të gjithë punonjësit, marrëdhëniet e punës së të cilëve rregullohen nga ky kod. Në këtë kuptim, këto ndryshime janë edhe për punonjësit e sektorit publik, marrëdhënia e të cilëve nuk rregullohet me ligj të veçantë.
Çfarë problemesh janë hasur gjatë zbatimit në praktikë të Kodit?
Një pjesë e mirë e ndryshimeve e ka pikënisjen pikërisht te zbatimi praktik i kodit ekzistues. Si shembull konkret vlen të përmendet parashikimi që është bërë që kontrata e punës të lidhet dhe ndryshohet vetëm me shkrim, një zhvillim që rrit mbrojtjen në punë dhe në proceset gjyqësore për punëmarrësit.
Është saktësuar gjithashtu detyrimi i punëdhënësit për të përcaktuar me shkrim arsyet për përfundimin e marrëdhënieve të punës, si dhe dispozita që kanë të bëjnë me punësimin e përkohshëm të punëmarrësve jashtë shtetit.
Gjithashtu, me qëllim forcimin e masave për parandalimin e rasteve të shqetësimit seksual në vendin e punës, është parashikuar që barra e provës t’i lihet personit që pretendohet se ka kryer shqetësim seksual.
Çfarë propozimesh janë paraqitur nga partnerët socialë?
Propozimet e partnerëve socialë lidhen kryesisht me të drejtat dhe liritë sindikale, grevën e përgjithshme, grevën e solidaritetit, ngritjen e këshillave trepalësh rajonalë.
Ky draft përmban edhe një sërë kërkesash të përfaqësuesve të organizatave punëdhënëse, të cilat vendosin një balancë të re në respektimin e të drejtave të tyre.
Ndryshimet e reja parashikojnë të drejtën e përfaqësuesve të punëmarrësve për t’u informuar mbi çështjet që kanë të bëjnë me bisedimet kolektive, si dhe detyrimin për zhvillimin e konsultimeve midis tyre dhe punëdhënësit mbi planet e punës, format e organizimit të punës etj.
Një nga kërkesat e parashikuara në këto ndryshime, e propozuar nga partnerët socialë, është që punëmarrësi të përfitojë pagën në ditët e festave zyrtare, vetëm kur këto bien ditë pune.
Intervistoi: E.Bedalli
Programet e nxitjes së punësimit që zbatohen
Programi i formimit në punë
Synon të mbështesë punëkërkuesit e papunë në marrjen e një profesioni në vendin e punës. Trajnimi në varësi të aktivitetit ku zhvillohet zgjat 2 deri në 5 muaj. Punëkërkuesi aftësohet në atë profesion dhe më pas është i gatshëm tashmë me një zanat për tregun e punës (ndërkohë që subjekti është i detyruar të punësojë 50% të personave të trajnuar)
Programi i punësimit të grupeve në vështirësi
I referohet punësimit të punëkërkuesve të papunë afatgjatë, dhe kategorive nga grupe në vështirësi, subjekti punëdhënës për çdo punëkërkues të përfshirë në këtë program përfiton kompensimin për sigurimet shoqërore për një vit dhe 4 paga minimale.
Programi i praktikave profesionale
Nëpërmjet këtij programi sigurohet marrja e praktikës profesionale, e cila organizohet në ambientet e punës, si në ato private edhe në ato shtetërore, ku të rinjtë që kanë kryer studimet aftësohen dhe përfitojnë shkathtësitë e profesionit të studiuar. Afati i praktikave është deri në 6 muaj.
Programi i punësimit të femrave nga grupet e veçanta
Ky program synon të mbështesë punëkërkueset e papuna gra, duke ndihmuar në gjetjen e një pune dhe në punësimin e tyre. Programi mbështet punësimin për një periudhë 12-mujore, duke paguar sigurimet shoqërore dhe 4 paga minimale. Kategoria e femrave pjesëmarrëse është e përcaktuar në këtë bazë ligjore.
Programi i punësimit të të rinjve
Ky program synon të mbështesë punëkërkuesit e papunë të grupmoshës së re nga 16-30 vjeç, duke i ndihmuar ata në gjetjen e një pune dhe në punësimin e tyre. Programi mbështet punësimin për një periudhë 12- mujore, duke paguar sigurimet shoqërore dhe 4 paga minimale.
Programi i punësimit të personave me aftësi të kufizuara
Sipas këtij programi, subjekteve punëdhënës, për çdo person me aftësi të kufizuara të punësuar, u kompensohen për një vit sigurimet shoqërore, 6 paga minimale për gjashtë muajt e parë dhe 50% të pagës minimale për gjashtë muajt e dytë të punësimit. Gjithashtu punëdhënësit përfitojnë deri në 100 mijë lekë kompensim për akomodimin e arsyeshëm të vendit të punës.
Kodi i Punës
Për të shmangur diskriminimin, apo për të rritur sigurinë në punë parashikohen një sërë ndryshimesh dhe shtesash për më shumë se 20 nene në Kodin e Punës. Konkretisht, për të shmangur praktikat abuzive në kontratat e punës, ato do të lidhen dhe të ndryshohen vetëm me shkrim. Për punonjësit, të cilët punojnë më shumë se 6 orë në ditë, parashikohet vendosja e një orari të ndërmjetëm pushimi. Një tjetër pikë, e cila pritet të ndryshojë në ligjin nr. 7961, është dhe lehtësimi i kushteve të punës për gratë shtatzëna, të cilat rikthehen në punë, 2 muaj pas lindjes, nuk punojnë gjatë orëve të natës dhe do të paguhen për orët e pushimit.
Po ashtu, Kodi i Punës parashikon, për të shmangur abuzimin ndaj të miturve, rritjen e moshës me një vit në punësimin sezonal apo kurset profesionale. Por, duket se me zhvillimin e teknologjisë dhe me mundësitë për të reduktuar një sërë faktorësh, punëmarrësit mund të bien dakord me punëdhënësit, për të punuar nga shtëpia apo çdo ambient tjetër, brenda kushteve dhe kohës që përcakton kontrata që të dyja palët lidhin. “Me kontratën e telepunës, punëmarrësi kryen punën e tij në shtëpi, apo në një vend tjetër, të përcaktuar në marrëveshje me punëdhënësin, duke përdorur teknologjinë e informacionit, brenda kohës së punës të përcaktuar nga punëmarrësi, sipas kushteve të rëna dakord midis tyre në kontratën e punës”, thuhet në pikën 2 të nenit 15.
Risia e parashikuar në këtë projektligj është edhe nxitja e dialogut social trepalësh, nëpërmjet decentralizimit dhe shtrirjes në nivel rajonal. Kjo nismë ligjore synon të zgjidhë problematikat për çështjet e mësipërme që ka nxjerrë zbatimi i legjislacionit dhe, në veçanti, praktika gjyqësore. Efektet e pritshme janë mirëqenia e punonjësve, puna dinjitoze dhe krijimi i një klime sa më të mirë për punëmarrësit, dhe jo vetëm. Në nenin 2 të projektligjit rregullohen marrëdhëniet e punës së punëmarrësve të huaj që dërgohen për të punuar, përkohësisht, në Shqipëri.
Gjithashtu, me qëllim forcimin e masave për parandalimin e rasteve të shqetësimit seksual, në vendin e punës, është parashikuar që barra e provës t’i lihet personit që pretendohet se ka kryer shqetësim seksual. Në nenin 24 është reflektuar, një fazë pushimi, kur puna zgjat më shumë se 6 orë në ditë. Në nenin 34 është përcaktuar numri maksimal i orëve shtesë javore dhe atyre vjetore. “Kohëzgjatja e pushimeve vjetore është jo më pak se 28 ditë kalendarike gjatë vitit të punës në vazhdim.
Pushimet vjetore nuk përfshijnë ditët e festave zyrtare. Nëse festa zyrtare bie ditën e pushimit vjetor me pagesë, pushimi vjetor shtyhet”, citon ky nen. Sipas ligjit aktual, kohëzgjatja e pushimeve vjetore është jo më pak se 3 javë kalendarike, ose e thënë ndryshe jo më pak se 21 ditë. Neni 36 është riformuluar, me qëllim që të garantohet kryerja e plotë e pushimit vjetor me pagesë edhe kur punëmarrësi, gjatë këtyre pushimeve sëmuret apo shtrohet në spital. Janë parashikuar ndryshime për pushimet e paguara, si pushimet lidhur me sëmundjen e bashkëshortit, apo e drejta për 3 ditë pushime të paguara për bashkëshortet, për rastet e lindjes së fëmijës, si dhe pushimet e papaguara, duke përfshirë edhe bashkëjetuesit.
Zgjidhja e kontratës, pa shkaqe të arsyeshme nga punëdhënësi, është e pavlefshme. Punëmarrësi ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblimin deri në një vit page, që i shtohet pagës që ai duhet të marrë gjatë afatit të njoftimit. /Monitor/
/Shqiptarja.com