Intervista/ Linda Rama: Politikanet duhet të ngrihen në nivelin e misionit dhe të jenë katalizatore të fuqizimit të gruas! Si hoqa dorë nga privilegjet kryeministrore

Intervista/ Linda Rama: Politikanet duhet të ngrihen në nivelin e misionit dhe të jenë katalizatore të fuqizimit të gruas! Si hoqa dorë nga privilegjet kryeministrore

Linda Rama

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, ka folur sonte në një intervistë të gjatë për jetën e saj, politikën, marrëdhëniet familjare, jetën profesionale.  Në një moment ajo ka  dhënë mesazhin e  saj gratë e politikës shqiptare, të cilave u është dhënë mundësia për të qenë në nivelet më të larta të vendimmarrjes.

Në një interevistë të dhënë për gazetarin Ilva Tare, Linda Rama thotë se ato duhet të ngrihen në nivelin e misionit dhe të jenë katalizatore të fuqizimit të gruas në baza meritokratike në të gjitha nivelet dhe adresimit të problematikave të tyre.

“Ajo që mua më mungon vetë, si njeri që e ndjek në vijimësi këtë çështjen e fuqizimit të gruas dhe kur them në vijimësi, bëhët fjalë që në fund të viteve ’90, ajo që unë kuptoj që atyre grave që i është dhënë mundësia për të qenë në nivelet më te larta, unë nuk i shoh këto gra aq sa duhet në nivelin e misionit. Ato nuk janë ngritur në nivelin e misionit. Ato thjesht bëjnë, mendoj unë, në një masë të madhe përpiqen të përformojnë në punën e tyre", theksoi ajo.

Sipas saj, në këtë kontekst duhet plotësuar hendeku midis grave që kanë në dorë të bëjnë politika dhe atyre që kanë problematika në komunitete.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:01
'Na kishte bindur në kohë që nuk do ikte asnjëherë', Linda Rama tregon me lot në sy për humbjen e Anetës

1624050116_11264921.jpg

E emocionuar, me lot në sy, Linda Rama rrëfeu për marrëdhënien me Aneta Ramën, nënën e Kryeministrit Rama, e cila u nda nga jeta një vit më parë.

“Mamaja e Edit na kishte bindur në kohë që nuk do ikte asnjëherë…Po të ishte Zaho këtu tani, t’ju dëgjonte me këtë pyetje do thoshte, do më shihte mua menjëherë, dhe do thoshte “mami, mos qaj”. Ajo që mund të them unë është që ne jemi akoma me plagë të hapur për humbjen e mamasë së Edit dhe fushata ishte shumë afër dhe na e bëri më evidente mungesën e saj, veçanërisht mua, që në fakt bisedat me mamanë e Edit i kisha të përditshme, sigurisht, por i kisha shteruese, i kisha shumë të gjata dhe vërtet shteruese. Mendoj që kishte një problem me ne sepse ne, mamaja e Edit na kishte bindur në kohë që nuk do ikte asnjëherë”, u shpreh Linda Rama.

Teksa foli për lidhjen e ngushtë me të, Linda Rama tregoi përçmimin që Aneta Rama kishte ndaj dhimbjes.

“Ajo ishte përçmuese ndaj dhimbjes, ishte e pakrahasueshme në përkushtimin e saj. Ishte shumë kurajoze në të gjitha këto sfidat që e vinte shëndeti i saj i brishtë dhe do thosha ishte jashtëzakonisht dinjitoze dhe mund të them edhe këtë që ajo ishte madhështore në mënyrën se si e përballoi të papërballueshmen për aq shumë gjatë për shkak të gjuhës shumë të egër politike”, tha Linda Rama.

Ora 22:48
'Përse nuk i festojmë asnjëherë fitoret', Linda Rama: Një këshillë për mandatin e tretë të PS

1624049416_64005c7a5ac9b68ee.jpg

Në intervistën e dhënë sonte, Linda Rama ka folur edhe suksesin e radhës të Partisë Socialiste, fitoren e mandatit të tretë në zgjedhjet e 25 qershorit. Ajo tha se ky mandat është shumë i rëndësishëm  për të çuar përpara një agjendë që vetëm Edi Rama e çon në një stacion të pakthyeshëm.

 “Nga ana tjetër, doja të thosha këtë gjë që ne asnjë fitore të Edit, se janë disa fitore, janë gjithmonë fitore në një farë mënyre, të paktën për sa kohë unë jetoj me të, ne nuk e festojmë. Asnjëherë nuk kemi festuar një fitore të zgjedhjeve të Edit sepse fitoret e partive në zgjedhje, nuk janë si fitore në sport, që ti je në një kampionat sporti, je më i miri, fiton një kupë, kupa është aty, është e pakontestueshme, e ke për gjithë jetën dhe i gëzohesh asaj kupe dhe vazhdon për kupën e radhës. Në politikë nuk është kështu. Në politikë, një fitore është thjesht një privilegj i madh dhe një mundësi e madhe për të vijuar për të bërë punë. Dhe ndërsa ti bën gjithë këto punët në vijim, është një stres i përditshëm dhe është një konfirmim që ti e kërkon që ta marrësh çdo ditë dhe çdo ditë të punës tënde”, tha Linda Rama.

Për Linda Ramën Partia Socialiste është sot në nivelin e misionit të saj në raport me Shqipërinë. Kur u pyet për një këshillë që do t’i jepte bashkëshortit të saj në vazhdim, Linda Rama tha se Shqipëria ka nevojë për zhvillim cilësor dhe standarde të reja.

Ora 22:38
Sa ndikon te vendimet e Ramës? Linda Rama: S’ka rëndësi kush ka të drejtë, por që të shkohet drejt së drejtës

Ai ndikon Linda Rama në vendimet e Kryeministrit Rama? Vetë bashkëshortja e Kryeministrit i ka dhënë një përgjigje kësaj pyetje duke nënvizuar se ballafaqimi i opinioneve mes të dyve është një proces që ndodh nga të dyja palët, i zhveshur nga egot personale.

 “Për një çështje të caktuar Edi thotë mendimin e tij dhe unë them mendimin tim. Dhe ky është një proces mbi baza reciprociteti dhe i zhveshur nga egot personale, se kjo është shumë e rëndësishme. Nuk ka rëndësi kush ka të drejtë, rëndësi ka që të shkohet drejt të drejtës me kontributin e të dyve atëhere kur ne diskutojmë diçka. Ajo që do thoja unë është kjo që, dhe ju e njihni besoj tani këtë element që dua të them unë, Edi nuk është një debatues i lehtë, Edi është një debatues shumë i vështirë. Unë them gjykimin tim dhe reflektimin e Edit ti mund ta shohësh të nesërmen, mund ta shohësh pas një jave, mund ta shohësh dhe pas një muaji dhe mund të mos ta shohësh nëse është në dorën e tij të reflektojë dhe të bëjë vendimmarrje të caktuara. Por ai reflekton dhe kjo është një dinamikë shumë motivuese. Kjo të motivon…”, tha Linda Rama.

Ora 22:26
Ç’do të thotë të jesh gruaja e Kryeministrit? Linda Rama tregon si hoqi dorë nga privilegjet kryeministrore: Momenti më i bukur, shoqërimi i Zahos për në shkollë

Ç’do të thotë të jesh gruaja e Kryeministrit të Shqipërisë? Kësaj pyetjeje, Linda Rama dhe tregoi vendimin e saj të parë me këtë status, refuzimin e shërbimeve shtetërore për familjen kryeministrore, për të vënë thjeshtësinë, përpara atyre që cilësohen si privilegje të të qenit gruaja e një kryeministri.

Sipas saj, statusi i bashkëshortes nuk është gjithnjë i lidhur me privilegjet por mbi të gjitha me identitetin e saj personal dhe profesional.

“Unë që në ditën një, për të shmangur pikërisht këtë që thatë ju, këtë futjen e hundëve, privilegjet, gjithë këto që qarkullojnë lehtësisht, në ditën një të Edit unë, ajo që bëra sapo mu dha rasti ishte që të refuzoja të gjithë ekipin e shërbimit që ishte presupozuar të shërbente si më përpara në familjen e kryeministrit. E para sepse nuk e kuptoja pse duhet të vinte në familje sepse ne jetonim, ne kishim vendosur të jetonim në një shtëpi tonën dhe nuk kishim shkuar në ndonjë rezidencë qeveritare dhe e dyta sepse doja të shmangia çdo lloj situate që unë nuk e quaja të arsyeshme dhe atëhere kam insistuar që ekipi i shërbimit të familjes së kryeministrit të zhvendosej në Kryeministri me bindjen që, pranë kryeministrit me bindjen që kryeministri me orë të gjata është aty”, tha Linda Rama.

Gruaja e Kryeministrit Rama shtoi gjithashtu se ajo nuk ka punonjës sigurie dhe se çdo ditë vijon të shoqërojë djalin e saj duke i dhënë vetë makinës.

“Unë kështu e filloj ditën, unë në timon dhe ai mbrapa dhe ne komunikojmë me njëri-tjetrin. Ai tani është rritur, më ve muzikën, unë e gjej mundësinë që të flas me të gjëra mbase ndonjëherë dhe të rëndësishme. Ajo është një pjesë e bukur e jetës time dhe mua ai timoni më ndihmon për këtë gjë edhe i jap edhe Zahos një model që mami është ajo, edhe Rea. Rean e çonin gjyshërit po unë e çoja nëpër këto kurset, nëpër këto gjërat dhe unë dua ta ketë ai si, dua të më mbajë mua mend si shoqëruese të tij të parë në këto largimet nga shtëpia”, tha Rama.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • F-35: 20/06/2021 13:57

    Grua e rralle! Rrezaton miresi, inteligjence e thjeshtesi!

    Përgjigju
  • tosi: 20/06/2021 07:06

    Grua e rralle Linda Rama, model i nje gruaje kryministri , ndoshta me e admiruara nga publiku ne bote. Gjigandi Edi Rama dyhet te krenohet me gruan qe ka ne krah dhe e ndihmon ne lehtesimin e vendimeve qe merr. Krejt e kunderta ndodh me Nafije dybekun e leshitlikes , gruaja me e urryer ne planet per shqiptaret, me e lajthitur, me e cmendur qe zhgerryu rruget e Tiranes per nje ngrehine bordello 87 vjecare qe u shemb si karton dhe hodhi cizmen mbi Kryeministrin ne parlament duke fituar uurejtjen e perjeteshme te mbi 95% te shqiptareve qe e hodhen ne koshin e plehrave te shqiperise me 25 prill.

    Përgjigju
  • redi: 19/06/2021 09:18

    PS ka fituar tre here rresht zgjedhhet psrlamentare dhe kjo lidhet dhe me sukseset e qeveruse por mbi te gjitha me shumicen socialiste te votuesve.Shqiperia ka ndryshuar mbi te gjitha ne rilindjen urbane ,rurale dhe infrastrukture por mbetet shume per te bere ne ekonomi.Dy pyetje kisha per zonjen Rama ; A kane efektivitet ekonomik PPP ?E dyta rrutha ekonomike qe varion nga 2,5 deri ne 5,3% shkon ne xhepat e shqiptateve apo oligsrkise ?Shqiperia ka nevoje per perpynimin e prodhimeve byjqesore dhe perpunimin e mineraleve dhe naftes be vend .Shteti i baxuar ne 90%te ekonomise tek privati eshte i falinentuardhe prandaj qeverua Rama eshte qeverua e OPP pa efekt ne popull

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja