Intervista/ Liri Belishova: Krimet
e Enver Hoxhës gjatë Luftës
Një rrëfim i verës së 2011 për albanologun Robert Elsie, ku Liri Belishova zbulon shumë anë të errëta në rangjet udhëheqëse të parttisë Komuniste dhe mënyrës si udhëhiqte Hoxha gjatë luftës dhe mënjehrë pas saj, lidhjen e saj me Partinë komuniste, zhgënjimet që pësoi gjatë viteve të regjimit, dhe kujtimet për shumë personazhe komunistë të njohur e të shumëdiskutuar...
TIRANE - Liri Belishova ishte një personalitet shumë i njohur në vitet e para të komunizmit në Shqipëri. Ajo lindi në vitin 1923 në fshatin Belishovë të Mallakastrës nga një familje e pasur. Në fund të viteve 1930, ajo ndoqi Institutin Nënë Mbretneshë në Tiranë ku studioi për një kohë si infermiere. E frymëzuar nga romani "Nëna" i shkrimtarit Maksim Gorki, Liria iu bashkua lëvizjes së rezistencës komuniste gjatë Luftës së Dytë Botërore ku humbi edhe një sy gjatë luftimeve. Në vitin 1944, Liria ishte sekretare e Këshillit të Rinisë Anti-fashiste dhe në fund të luftës ishte anëtare e Frontit Demokratik.
Në nëntor të vitit 1945, mori pjesë në një kongres botëror të rinisë të mbajtur në Londër. Në periudhën 1946-1947, ishte kryetare e Rinisë Popullore. Kur në 1947, burri i saj i parë Nako Spiru (1918-1947) u spastrua nga partia dhe bëri vetëvrasje, edhe Lirinë e larguan nga të gjithë postet politike dhe e dërguan në Berat si mësuese. Shkaku ishte përkrahja e saj për pavarësinë ekonomike të Shqipërisë nga Jugosllavia në kohën e aleancës së shkurtër midis të dy vendeve. Në 1949, pas rënies së Koçi Xoxes (1917-1949), Liria u rehabilitua dhe që nga viti 1948 deri në vitin 1960, ishte anëtare e Byrosë Politike. Bashkë me Ramiz Alinë (1925-2011) ajo ndoqi Institutin Marksist-Leninist në Moskë në vitet 1952-1954 dhe në periudhën 1954-1960, ishte anëtare e Sekretariatit të Partisë. Gjatë këtyre viteve, ajo ishte e martuar me Maqo Çomon, ministër i bujqësisë në vitet 1954-1960.
Gjatë kthimit të saj nga një vizitë zyrtare në Kinë me Haxhi Lleshin (1913-1998) dhe Gogo Nushin (1913-1970) në qershor të vitit 1960, Liri Belishova ndaloi në Moskë dhe gjoja foli me udhëheqësit sovjetikë për synimet anti-sovjetike të udhëheqësve kinezë. Më 8 shtator të atij viti, Shqipëria i ndërpreu marrëdhëniet politike me Bashkimin Sovjetik. Gjatë spastrimeve që ndodhën si pasojë e ndryshimit të kursit politik, Liri Belishovën e larguan nga të gjitha postet politike dhe partiake si simpatizuese e Hrushovit. Pas pak kohe, e arrestuan dhe e dërguan në burgun e Gjirokastrës. Pas kësaj e internuan për vite me radhë në Cërrik të Elbasanit. Në të vërtetë, Liri Belishova u lirua në vitin 1991, pasi kaloi 31 vite të jetës së saj në internim.
Në këtë intervistë të zhvilluar në Tiranë në korrik të vitit 2011, Liri Belishova flet për interesimin e saj të hershëm për lëvizjen komuniste si dhe për zhgënjimin dhe përbuzjen e saj për fatin e ardhshëm të kësaj lëvizjeje në Shqipëri pas Luftës se Dytë Botërore. Gjithashtu, ajo shpreh mendimet e saj për personalitete të shumta publike që njohu me kalimin e viteve, duke përfshirë Enver Hoxhën, Mehmet Shehun, Nako Spirun, Musine Kokalarin dhe Ramiz Alinë.
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1634
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26