INTERVISTA/ Mirush Kabashi:
Mos shuani festivalin e Butrintit

INTERVISTA/ Mirush Kabashi:<br />Mos shuani festivalin e Butrintit
TIRANE - E ka shfaqur “Apologjinë e Sokratit” 150 herë, e megjithatë aktori Mirush Kabashi ka magjepsur spektatorin në shfaqjen përmbyllëse të Festivalit Ndërkombëtar “Butrinti 2000” në mbrëmjen e 22 korrikut. Drejtori i Festivalit, Alfred Bualoti, ka shoqëruar aktorin Mirush Kabashi në epilogun e “Apologjisë së vërtetë të Sokratit” bashkë me një balerinë.

Bie heshtja. Përreth 1 orë aktori i shquar Mirush Kabashi ka performuar në skenën e teatrit antik, ku shkallaret ishin tejmbushur nga spektatorë të shumtë, dhe binte në sy edhe prania e turistëve të huaj. Interpretimi i tij u ndoq nga një valë e zjarrtë duatrokitjesh.

“Ndihem jashtëzakonisht mirë, jo për faktin se ishte e 150-a shfaqje, por sepse shkallët ishin të mbushura plot e përplot dhe spektatori në këtë shfaqje ishte më cilësor”, është shprehuar Mirush Kabashi në intervistën për “Shqiptarj.com”. 

Ndërsa për Alfred Bualotin, drejtorin e festivalit “Butrinti 2000″, “Apologjia e Sokratit” ishte vërtetë një shfaqje triumfuese. “Apologjia e Sokratit” e Mirush Kabashit është prezantuar prej vitesh në disa festivale ndërkombëtare.

Ai rrëfen se 110 shfaje janë dhënë në trevat shqipfolëse dhe 40 shfgaje në festivalet ndërkombëtare. Ky triumf i ri i Mirush Kabashit, sipas Bualotit, është edhe një triumf i festivalit, që u mbajt me sakrifica dhe numër të reduktuar shfaqjesh, për shkak të mbështetjes shumë të vogël finaciare nga Ministria e Kulturës.

Në këtë intervistë, aktori Mirush Kabashi gjen rastin të theksojë mungesën e vëmendjes së dy ministrive, të Kulturës dhe Turizmit, duke apeluar për më shumë vëmendje, siç shprehet ai “ndaj një festivali që prezanton vlerat e trashëgimisë shekullore të kulturës së vendit tonë”.
 
Zoti Kabashi, urime për suksesin tuaj me shfaqjen “Apologjia e Sokratit” në skenën e Butrintit. Le ta nisim këtë intervistë me një pyetje për zhvillimet e këtij festivali. Dihet që edicioni i 13-të i festivalit ndërkombëtar të Butrintit ishte me shfaqje të reduktuara, çfarë impakti pati ai vetëm me katër ditë shfaqje?
Në përgjithësi, ju e dini pak a shumë se cilat trupa pjesëmarrëse kanë qenë, dhe kritika bëri vlerësime shumë të mira pas shfaqjes së “Dekameronit” të trupës bullgare me regji të Diana Dobrevas apo për shfaqjen “Zëra të huaj” me regji të Luigi Pezzoti të trupës së specializuar të teatrit të Bergamos. Kjo shfaje ishte në natyrën e një teatri shëtitës. Po ashtu, përpjekje për të sjellë koncepte të veçanta pati edhe “Elektra” e Teatrit të Durrësit apo “Lisitrata” e Trupës maqedonase...
 
Mësuam se në shfaqjen tuaj shkallët e Butrintit ishin tejet të mbushura, veçanërisht për shfaqjen tuaj. Nga se mendoni se erdhi rritja e numrit të spektatorit në krahasim me netët e tjera?
Po kjo ishte vërtet një befasi për mua, sepse këtë herë në shkallaret e teatrit antik të Butrintit ishte dyfishi i kapacitetit të spektatorit që ishte në 2002-shin, kur performova këtu me këtë shfaqje. Dhe kishte vërtetë një ndryshim të madh, se spektatori i këtij viti ishte me cilësor, më heteregjon, ku kishte edhe fëmijë.
 
Çfarë ju emocionoi më shumë gjatë shfaqjes?
Pa lënë mënjanë reagimet e publikut dhe duartrokitjet, kisha një emocion të veçantë, sepse shfaqja me këtë atmosferë të ngrohtë të publikut është filmuar më së fundi nga një ekip i RTSH-së.
 
Pse ka munguar filmimi, edhe pse kjo është e 150-a shfaqje juaja, plus faktin që ka korrur sukses kudo që që keni shkuar?
Po dihet, stacionet e TV-ve nuk janë të interesuara dhe kur i marrin nuk i xhirojnë sipas ndonjë kontrate, por i marrin falas. Kjo ka qenë një arsye dhe tjetra ka qenë se nuk kam dashur ta jap menjëherë për xhirim, por kam dashur që xhirimet të bëhen kur ta kem këtë shfaqje me nivel të mirë. Sepse unë i studioj herë pas here tekstet e “Apologjia e vërtetë e Sokratit” që është shkruar nga shkrimtari grek Kostas Varnalis. Tekstet e kësaj monodrame janë mbështetur në veprën e Platonit, dishepullit të Sokratit, dhe nga penda e tij ka ardhur e gjithë filozofia e Sokratit.

Prandaj në çdo performacë, unë mendoja se këto janë tekste me shumë vlerë për të nxjerrë ekstrakt, për shkuar drejt një komunikim edhe më të përsosur me publikun. Në numrin e 110 shfaqjeve të dhëna në Shqipëri e trevat shqipfolëse dhe në 40 shfaqjet e tjera të dhëna në aktivitetet ndërkombëtare, unë kam interpretuar me pasionin për t’ia dhënë mesazhin publikut. Pastaj në këtë interpretim të fundit ndikon edhe mosha. Kam qenë shumë më i ri kur e luajta për herë të parë, ndërsa tani që po afroj moshën e Sokratit, e ndjej më shumë personazhin.

Sokrati ishte 70 vjeç në këtë situatë, ndërsa unë po afroj 67 vjeç. Pas shfajeve në Paris apo në Beograd, në Athinë apo në Toronto, në Sallën e OKB-së apo në Shkup, Kosovë e Shqipëri, etj. Unë mundohem të mos them thjesht atë që thotë teksti. Besoj se tani erdhi momenti për t’u xhiruar siç kam dashur të jetë.

Duket sikur diçka keni ndryshuar në këtë variant interpretimi?
Unë e ndjeva ndryshimin pikërisht në pikëpamjen që të mos mbetesha peng i mesazheve të problematikës së një kohe të caktuar. Por të shërbejnë mezazhet për t’u lidhur me problematikat e çdo kohe që jetojmë. Mendoj se kjo e bëri spektatorin të më shpërblente me aq shumë duartrokitje dhe të më ndiqte ndërkohë me një qetësi dhe vëmendje të jashtëzakonshme.
 
Le të kthehemi pak te festivali, i cili edhe pse u rrudh së tepërmi këtë vit, vuri në dukje interesin e spektatorit dhe pritshmërine e tij për shfaqje me nivel, pse jo, si në rastin tuaj. E ndjeni ju domosdoshëmërinë e një festivali me përmasa më të mëdha?  
Ky festival me ato mundësi që pati, edhe pse me përkrahje e mbështetje të vogël nga Ministria e Kulturës, arriti të superoj problemet falë pasionit të Alfred Bualotit dhe organizatorëve. Natyrisht që nëse nuk e ruajmë këtë traditë, do ta ndjeja shumë këtë mungesë.

Ky festival është i domosdoshëm dhe i vlefshëm edhe nga ana turistike. Ishte kënaqësi ta shihje plot sallën e gurtë të shekullit të VI para Krishtit, që daton edhe me ditëlindjen e Sokratit. Ishte kënaqësi ta shihje me spekatorë nga të gjitha vendet e botës e nga të gjitah moshat. Edhe kaq do të mjaftonte ta kemi këtë festival. Edhe për kaq, nuk duhet të mungojë. Kjo skenë është aq magjike, saqë trupat e teatove të huaja bëjnë kompromise për shpenzimet, duke pranuar edhe shpërblime, jo të plota për të ardhur në Shqipëri, sepse janë të dashuruar me skenën.
 
Cili do të ishet apeli juaj për këtë ecurinë e këtij festivali?
E gjykoj si një gjë të detyrueshme për drejtuesit e Ministrisë së Kulturës dhe të atë Turizmit (Mirela Kumbaro dhe Eglantina Gjermeni), që pavarësisht nga mundësitë financiare që kontribuan pak, nuk ishin ardhur vetë për të parë.

Kam bindjen po të kishin parë, do të vepronin ndryshe. Unë u bëj apel të mendojnë për festivalin, ashtu siç ka bërë apel edhe një pjesëmarrës, por edhe presidenti i nderit, regjisori me famë botërore Aleksandër Morfov; që të mos e lëmë që të shuhet një festival që kryeson guidat turistike, siç është Butrinti. Me festivalin dhe në këtë skenë magjike turistët marrin informacione arkeologjike dhe kulturore për Shqipërinë.  
teatri

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës