Ministri i Brendshëm ende në detyrë Sandër Lleshaj, në një intervistë ekskluzive për Report Tv pas aktit të dorëheqjes së pak ditëve më parë, i pyetur fillimisht për komentin e tij për protestat e dhunshme të ditëve të fundit, për vrasjen e Klodjan Rashës nga efektivi i policisë, u shpreh se organizatorët politikë të protestave të dhunshme, duke përdorur të mitur, synojnë destabilizimin e vendit.

Lleshaj, i cili ka dhënë dorëheqjen dy ditë më parë, tha se sulmet ndaj selive të PS dhe institucioneve janë të paparashikueshme. Teksa vlerësoi qëndrimin dinjitoz të familjes Rasha dhe letrën që ajo ka publikuar sot, ku bënte thirrje për mospërdorim politik të situatës, Lleshaj tha se ajo meriton respektin e të gjithë shqiptarëve, ndërsa më pas tregoi se ka qenë për vizitë në familjen e të riut, vetë personalisht pasi dha dorëheqjen.

Për vrasjen e të riut për të cilën është lëndë në arrest me burg edhe polici Nevaldo Hajdaraj, ministri ende në detyrë ka thënë se kamerat e sigurisë kanë zbardhur gjithçka. Ndërsa u ndal sërish të protestat e dhunshme që po zhvillohen këto ditë i pyetur për mundësinë e ndërhyrjes së vendeve të huaja, ministri u shpreh se është normale që vende të ndryshme të kenë interesa për destabilizim të rajonit, por sipas tij përgjegjësia i takon shqiptarëve që veprojnë kundër interesit të tyre.

Ndërkaq u është përgjigjur thirrjeve për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu, ku ka thënë se nuk duhen dëgjuar zërat e dhunuesve dhe të atyre që djegin, duke iu referuar në këtë mënyrë protestuesve. Gjatë intervistës ka treguar edhe reagimet që ka marrë pasi ka dhënë dorëheqjen duke thënë se kanë qenë pozitive dhe se e kanë vlerësuar gjestin e tij. Mirpo këtu shtoi se disa politikanë i kanë drejtuar gishtin sipas tij paturpësisht duke e quajtur edhe vrasës. Dorëheqja më shumë ka qenë simbolike dhe morale shton Lleshaj, për të respektuar dhimbjen e familjes Rasha për humbjen e djalit.

VIDEO/Intervista e plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:52
Influenca të huaja në protesta? Lleshaj: Vende të ndryshme kanë interesa, por përgjegjësinë duhet t'i gjejmë te shqiptarët (VIDEO)

Ministri Sandër Lleshaj, i pyetur për mundësinë e ndërhyrjes së vendeve të huaja në protestat e dhunshme që po zhvillohen këto ditë, u shpreh se është normale që vende të ndryshme kanë interesa për destabilizim të rajonit por sipas tij përgjegjësia i takon shqiptarët që veprojnë kundër interesit të tyre.

"Influencat e huaja janë por ato janë pjesë e natyrshme, çdo vend ndjek interesat. përgjegjësitë duhet t'i gjejmë te vetja jonë, të shqiptarët që veprojnë kundër interesit të vendit të tyre.

Çfarë kërkohet me këtë dhunë, edhe nëse sot qeveria do të jepte dorëheqjen organizimi i zgjedhjeve do të shkonte deri në prill. Duan thjesht të bëjnë tym e flakë? Por nuk kanë një shtet letër para syve. Ka një shtet funksional, kanë një polici tjetër ndryshe nga siç e kanë lënë.

 

 

Ora 20:47
Lleshaj: Njerëz që s'dinë asgjë kanë ndikim mbi opozitën! Ajo s'mund të ofrojë një të ardhme me figura të djegura (VIDEO)

Ministri i Brendshëm në detyrë Sandër Lleshaj, ka deklaruar se gjatë këtyre viteve që ka qenë në detyrë s'e ka kuptuar asnjëherë qëllimin e opozitës me ato që ka bërë.

Ndërkaq thontë se njerëz që sipas tij nuk dinë asgjë, kanë ndikim mbi opozitën. Këtu shton se opozita nuk mund të ofrojë një të ardhme sipas tij me figura të djegura.

"Asnjë herë skam arritur ti kuptoj qëllimet e opozitës jashtë parlamentare. Sulme ndaj parlamentit, sulme ndaj ministrisë... skam arritur kurrë të kuptoj çfarë synohet sepse njerëzit normalë përdorin arsyetime normale. Nuk mund të merret me dhunë pushteti në një vend demokratik. Është miopi është dritëshkurtësi. Opozita është këshilluar tmerrësisht keq dhe është vënë në ndikimin e shumë këshilltarëve që nuk dinë asgjë për të thënë.

Nuk drejtohen kauzat politike mbi metafora dhe politikë, njerëzit që nuk e dinë se çfarë është shteti. Vetëm CV e tyre po të shohëhs do të shohësh  se asnjë orë nuk kanë marrë në jetën e tyre se çfarë është një sistem demokratik, parlamento partitë politike, shteti.

E rëndë që kanë zë njerëz që sdinë asgjë dhe kanë ndikim mbi opozitën. Opozita nuk mund të ofrojë një të ardhme të re. Smund të ndizen më aspiratët e shqiptarëve me figura të djegura. Me njerëz që duan të mbajnë peng Shqipërinë. Vetëm këtu ndodh riciklim i figurave të stërdjegura. Pamundësinë organike të opozitës për të ofruar diçka për shqiptarët", tha Lleshaj.

Ora 20:39
Lleshaj: Familja Rasha meriton të gjithë respektin e shqiptarëve për dinjitetin, isha për vizitë si qytetar i thjeshtë. I premtova drejtësi (VIDEO)

I pyetur për qëndrimin dhe letrën e familjes Rasha të publikuar sot, ku bënte thirrje për mospërdorim politik të situatës, Sandër Lleshaj u shpreh se kjo familje meriton të gjithë respektin e shqiptarëve. Ai tha se ka qenë për vizitë te kjo familje pasi ka dhënë dorëheqjen.

"Familja Rasha po demonstron njjë dinjitet të jashtëzakonshëm, një dinjitet të pritshëm për një familje shqiptare, malësore. Gjej rastin edhe një herë që të shpreh edhe një herë ngushëllimet.  Kodi i vdekjes ndër shqiptarë është i shenjtë, shqiptarët kanë arritur ta ruajnë edhe sot traditën, ndryshe nga çdo pjesë të jetës sonë.  Shenjtëria dhe solemniteti i mortit shqiptar nuk është prekur.

Nga ana tjetër më vjen shumë keq që u tentua nga segmente të caktuara për të shpërdorur dhe përdhosur një mort për qëllime të caktuara politike.  Edhe këtu dua ta falënderoj familjen Rasha e cila nuk u përdor por qëndroi me dinjitet.

Familja Rasha meriton të gjithë simpatinë e shqiptarëve sot. Unë kam qenë në një vizitë por nuk preferoj që këto vizita t'i bëj publike. E kam bërë vizitën pasi dhashë dorëheqjen. Jo se kisha merak për ta vajtur se në veri shkohet në këto raste edhe te hasmi. Doja të shkoja thjesht si Sandër Lleshaj. E kam konstatuar me nder që ata e meritojnë të gjithë respektin e shqiptarëve", tha Lleshaj

 

 

Ora 20:36
Thirrjet e protestuesve për shkarkimin e Veliut, Lleshaj: S'duhen dëgjuar dhunuesit dhe ata që djegin! Si munden të shtrojnë kërkesa zërat e motrave virtuale (VIDEO)

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u është përgjigjur thirrjeve të protestuesve për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë Tiranë Ardi Veliu. Ai ka thënë se nuk duhet dëgjuar zërat e dhunuesve dhe të atyre që djegin, duke iu referuar protestuesve.

"Zërat e protestës meritojnë kurdoherë vëmendje por duhet të jenë zëra protestuesish. Në rastin që ju përmendet bëhet fjalë për dhunues. Dhunuesit duhet të përballohen dhe zbrapsen. Këtë duhet të bëjë policia dhe poo e bën  ti zbrapsë. Sduhet të dëgjohen zërat e njerëzve që djegin.

Si duhet të zemërohen të tjerë më shumë që se ndjejnë fare.Si munden të shtrojnë kërkesa zërat e motrave virtuale. Ato duhet të zbrapsen. Zëroi i qytetarëve dhe  ipartnerëve duhet dëgjuar hde këtë do të bëjmë  e po bëjmë", tha ai

Ora 20:22
Vrasja e Klodjan Rashës/ Sandër Lleshaj: Kamerat e sigurisë kanë zbardhur gjithçka, po hetojmë dhe analizojmë çdo gjë (VIDEO)

Ministri Lleshaj në intervistën për Report Tv u shpreh se për vrasjen e Klodjan Rashës po bëhet hetimi penal më shumë përgjegjësi dhe po bëhet analiza brenda policisë për të parë se çfarë mësohet dhe do të mësohet.

"Kamera e trupi nuk prish punë pasi ajo do të na tregonte rrjedhjen e ngjarjes, ndërkohë që dinamika e ngjarjes është e zbardhur nga një mori kamerash. Tashmë është e provuar që ngjarje është bnë tejkali8m të mbrojtjes në kushte ligjore të punonjësit të Policisë.

Ne kemi nevojë të analizojmë dhe të përmirësojmë punën e policisë.  Por nuk evidentojmë defekte në zinxhirin e komandimit të policisë, sipas vlerësimit të deritanishme është e gjitha një dramë e sjelljes së papërshtatshme e një polici të vetëm të policisë. Duhet parë sepse por ende nuk e kemi një persë. Vetë punonjësi i policisë nuk e ka thënë ende pse.  Motivi dhe detajet e vendimmarrjes së punonjësit të policit në ato çaste mbeten për tu sqaruar", tha Lleshaj.

 

Ora 20:21
Reagimet pas dorëheqjes, Lleshaj: Ishin pozitive, më thanë pse ike! Disa politikanë më drejtuan gishtin pa pikë turpi duke më quajtur vrasës (VIDEO)

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur për reagimet pasi ka dhënë dorëheqjen duke thënë se kanë qenë pozitive dhe se e kanë vlerësuar gjestin.

Këtu shton se disa politikanë i kanë drejtuar gishtin sipas tij paturpësisht duke e quajtur edhe vrasës. Dorëheqja më shumë ka qenë simbolike dhe morale shton Lleshaj, për të respektuar dhimbjen e familjes Rasha për humbjen e djalit.

"Ka marrë me mijëra reagime më shumë pozitive, më kanë thënë të mos e kisha dhënë dorëheqjen por vlerësojnë aktin. Kam marrë vlerësime edhe nga jashtë vendit. Me të thënë të drejtën jam indiferet ndaj  reagimeve sepse kjo ka qenë një lëvizje personale.

Dua të gjej  edhe reflektim. Ne nuk na mban në këmbë vetëm ligji ,por morali vlerat shoqërore, morali. Në respekt të motrit të një familje shumë të nderuar kamë menduar që të bëj një gjest. Doreheqja ka dhe një simbol politik., u gjeta në mënyrë të pandershme në zjarrin politik të disa përfaqësuesve politik të cilët drejtuan gishtin drejt meje duke mos pasur marren dhe as turpin për të më quajtur vrasës. Ky ishte një aspekt i papranueshëm. Nuk hezitojnë të drejtojnë gishtin kundrejt meje ndërkohë që skanë marrë përgjegjësi për asgjë që skanë bërë.

E jap dorëheqjen në këto kushte thjesht për pak  gjë për të thënë se unë nuk jam si ju ne nuk jemi si ju dhe se kemi ttjetër sens qytetarie dhe në lidhje me postin. lidhja ime me karrigen e ministrit është e barabartë me 0 përballë vlerave të mia qytetare. Ky  është mesazhi. Kurrë nuk e kisha menduar. Nëse i ikujtoni protestat e vitit ta kualaur. Një çast më mbrapa në kohën e reaimit, një nivel më poishte në nivelin e dhunës dhe ka zero viktima. Dhe kjo zero viktima ka qenë dhe mbetet një parim i panegociueshëm për mua. Policia e Shtetti shqiptar nuk prodhon viktima.  Në këtë rast jemi në kushtet e një incidenti, por edhe në këto kushte unë mendova se kjo duhet të ishte zgjidhja", tha Lleshaj.

Ora 20:19
Djegia e selisë së PS në Shkodër nga protestuesit, Lleshaj: E paprecedentë, s'ka ndodhur gjithë këto vite! Po keqpërdoren të miturit nga opozita (VIDEO)

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një intervistë për Report Tv ka folur për protestën e sotme në Shkodër ku iu vu flaka selisë së PS , duke thënë se ka ndodhur diçka e paprecedentë që s'ka ndodhur për vite me rradhë,

"Unë isha duke thënë për kohën e reagimit të policisë. Policia nuk bazohet në supozimin që cdcokush në çcdo cep të Shqipërisë duket të çemndet dhe të thyejë diçka. Ngjarja e sotme ishte një ngjarje që ishte jashtë supozimit të policisë që një protestë e organizuar nga organizatorë do të merrnin përsipër përgjegjësinë të digjnin një objekt pulik, selinë e PS.

Kjo ishte e paparashikueshme. Një gjë që ska ndodhur për vite por ndodhi sot. Policia reagoi, mirë do ishte të kishte reaguar më shpejt por smund të ngarkohet më përgjegjësi për gjëra të tilla të paparashikueshme", tha Lleshaj.

Sipas tij po përdoren të mitur nga partitë politike të cilat synojnë anormalitetin.

"Policia është e vendosur për tiu përgjigjur akteve të papërgjegjshmërisë politik e cila fshihet pas fëmijëve. një gjë vler së pari për qytetarët ka shumë që pyesim dhe meritojnë një përgjigje. Polica e shtetit është plotësisht në gjendje e paisur.

Mos gaboni duke supozuar që është policia që keni lënë dikur nuk është ajo është një polici e paisur më së miri dhe e mtoivuar,  e paisur për tu  përballur  nga secila anë që do të vijë. Besoj  se po  e shini. Nuk mund të fshiheni pas alibive poltike për të prishur qetësinë  e qytetarëve.

Po synohet anormaliteti. Po keqpërdoret një aksident tragjik një ngjarje tragjike që po përdoret për ta kthyer në kauzë politike, Taktika që po ndiqet është më e ulët është keqpërdorimi dramatik i fëmijëve të papërgjegjshëm", tha ai.