TIRANE- Kandidati demokrat për bashkinë Burrel, Nezir Rizvani, ka zbuluar se fitorja e të djathtëve në garën për bashkinë, është një fitore e padiskutueshme. Dëshira, por edhe përgjegjësia ndaj elektoratit dhe strukturave të PD-së që iu ka shërbyer për vite me radhë, e kanë bërë më të fortë në këtë përballje me kryetaren aktuale të bashkisë Burrel.

Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.Com”, ai tregon se përballë matjanëve ka një strategji të qartë, madje premton se vizioni i tij nuk është fasadë, por do të rikthejë shpresën tek Matjanët. “Vizioni qeverisës, i Partisë Socialiste është vetëm fasada dhe në këtë kurth të vizionit qeverisës të partisë që përfaqëson duket që ka rënë edhe rivali im pasi kryesisht është marrë vetëm me fasadat”, thekson Rizvani.