Intervista-Ekskluzive/ Ervis Martinaj: Sapo u qëllova, rashë në tokë, humba ndjenjat

Intervista-Ekskluzive/ Ervis Martinaj: Sapo u qëllova, rashë në tokë, humba ndjenjat

Ervis Martinaj

TIRANE - Ervis Martinaj, personi që u plagos në një nga lokalet e zonës së bllokut, ka thyer heshtje, duke folur publikisht rreth kësaj ngjarje, të përshtjelluar nga misteri, çka ka sjellë dhe ngritjen e një sërë alibive, për sa i përket motivit të kësaj ngjarje. Martinaj, një emër jo pak i njohur në Tiranë prej 24 orë qëndron i izoluar në ambjentet e spitalit të burgut, pranë QSUT, ndërkohë që ka pranuar t'i përgjigjet disa pyetjeve të “Shqiptarja.com”, pyetja të cilat janë përcjellë tek ai nga avokati mbrojtës.

Martinaj ka rrëfyer se është qëlluar me një plumb, pikërisht kur ka hyrë në mes dy personave që po kacafyteshin me grushta, Fabiol Gaxha dhe Marvil Bilo. Në rëfimin e tij, Martinaj thotë se ka humbur ndjenjat dhe nuk është në gjendje të kujtojë se çfarë ka ndodhur, madje nuk ka qenë në gjëndje të dëgjojë krismat që kanë vijuar. Martinaj, thotë se kur është përmendur, ka shkuar tek banaku duke u zvaritur dhe aty ka parë Redi Popeskun me një shishe ëiski në dorë. I ka kërkuar ndihmë, dhe ashtu siç ishte i dehur ai e ka ndihmuar, duke e çuar deri tek taksitë, ku është nisur në spital.

Sipas Martinaj, kur ka mbëritur në spital, shikimi i tij është dobësuar,dhe gjëndja është përmirësuar vetëm pas ndërhyrjes së mjekëve. I plagosuri thotë se Eljon Haton, të plagosurin tjetër e ka kushëri.

Kur ka filluar debati, unë kam qënë me një gotë në dorë duke pirë bashkë me Ervin Matën. Sherri ishte mes Fabiolit dhe një personi që ishte ulur në tavolinën tjetër. Siç isha me gotë në dorë, kam hyre duke thënë “Mos, mos u zini!”, sepse kur hyra unë ata po ziheshin me grushte.

Ervis Martinaj, biznesmen i lojërave të fatit

Zoti Martinaj, në çfarë rrethana jeni ndodhur në lokalin “Metropol” në zonën e bllokut, mbrëmje kur, mes disa personave ka pasur shkëmbim zjarri, ku dhe më pas ju keni mbetur i plagosur?
Nëlokalin “Monopol” kam shkuar rastesisht. Isha nisur bashke me Eljon Haton, kushririn tim dhe një shokun e tij për të shkuar tek lokali i një mikut tim, tek “Billionaire”,pasi ata donin të shijonin shisha. Është një lokal qëunë e frekuentoj zakonisht.Në kohën kur po prisnim të parkonim, më ka fol Redi Popesku, me të cilin kemi marrëdhënie miqësore.Pasi jemi përshëndetur, ai më ka ftuar që të pinim diçka brenda. Në fillim hezitova duke i thënë se isha nisur për tek ky miku, se kushëriri për shisha, por pastaj pranova dhe kur po ngjitesha, Redi më tha se:“…brenda ishte edhe Ervin Mata…”. “Shumë mirë” – i thashë, dhe u ngjita.  Në lokal ishte Vini medisa shokë në një tavolinë, dhe meqë nuk kishte karrike bosh aty, unë u ula tek banaku. Ervin Mata u shkëput nga shokët, me të cilët ishte dhe erdhi aty që të na respektonte duke pirë një gotë me ne. Kemi qënë bashkë unë me Ervin Matën në banak me Redi Popeskun dhe aty afër kanë qënë kushëriri im Eljon Hato dhe shoku i Eljonit.

A ka paSur një organizim mes jush dhe Ervin Mata për të zhvilluar një takim në ambjentet e lokal “Metropol” me qëllim diskutimin dhe sqarimin e ndonjë problemi?
Unë e kam mësuar që Ervin Mata ndodhej në lokal “Monopol” nga Redi Popesku, pasi më ftoi që të pija diçka. Nuk kam komunikuar më parë me asnjërin prej tyre, as me Ervin Matën dhe as me Redi Popeskun, madje unë nuk i kam telefonat e tyre. Mendoj që as ata nuk e kanë patur telefonin tim. 

Me cilin nga personat protagonistë në këtë konflikt keni njohje dhe kontakte të vazhdueshme, Ervin Mata, Fabiol Gaxha,Elvana Gjata, Marviol Bilo, Fabiol Alushi, Eljo Hato dhe Geldo Hoti?
Me Ervin Matën kam njohje dhe kontakte të shpeshta, portë rastësishme, pasi ne takohemi në të njëjtat ambjente në restorante,clube. Fabian Gaxha është shoku i ngushtë i kushëririt tim (i djalit të dajës) me të cilin shoqëroheshin dhe kam patur marrëdhënie shumë të mira me të.Elvana Gjatën e kam parë vetëm në televizor. Asnjëherë nuk e kam takuar live as nëkoncert se kam parë,vetëm në TV.Merjiol Bilon nuk ekam parë kurrë dhe nuk e kam njohur as si fytyrë dhe as si emër.E kam parë atë ditëpër herë të parë. Eljon Haton e kam kushëri, kishte ardhur atë ditë nga Shkodra me një makinë BMË X5 ngjyrë gri e marrë me qira. Me Eljonin kemi hyrë bashkë në lokal dhe me të kam marrëdhënie shumë të mira. Ai më ftoi që të shkonim të pinim shisha, tek lokali i atij mikut tim, tek “Billionaire”. Ndërsa Fabiol Alushin dhe Geldo Hotin nuk i njoh fare. 

Sa dijeni ju keni për këtëçështje, cili ka qënë motivi qëçoi në përplasje me armë, pasi po flitet shumë në media se sebepi i kësaj ngjarje të rëndë, ka qënë pikërisht Elvana Gjata ose një sipërfaqe toke tek zona e ish-ekspozitës?
Nuk jam në dijeni për motivin e konfliktit, pasi unë nuk kam qënë pjesë e këtijkonflikti dhe nuk kam asnjë njohje me Merviol Bilon, personin që mendohet se ka qëlluar mbi shokun e ngushtë të kushëririt tim Fabian Gaxha, mbi kushëririn tim dhe mbi mua.Elvana Gjata është një këngëtare e talentuar dhe e respektuar.Unë personalisht nuk kam degjuar as para ngjarjes dhe as më vonë që ajo të ketë qënë sebepi i ndonjë zënke. Personalisht unë jam i sigurtë që nuk kam patur kurrë njohje me tëdhe as nuk kam dijeni që ajo të ketë qënë shkak për këtë konflikt. Ndërsa këtë punën e tokës tek ish-ekspozita është hera e parë që e dëgjoj. 

Në dijeni tuaj, nëse mundeni të kujtoni nga ajo që ndodhi,kush nga personat ka qëlluar i pari me armë Fabiol Gaxha apo Marviol Bilo, dhe cilin kujtoni se ju ka plagosur në qafë?
Kur ka filluar debati, unë kam qënë me një gotë në dorë duke pirë bashkë me Ervin Matën. Sherri ishte mes Fabianit dhe një personi që ishte ulur në tavolinën tjetër. Siç isha me gotë në dorë, kam hyre duke thënë “Mos, mos u zini!”, sepse kur hyra unë ata po ziheshin me grushte. Kjo ka zgjatur shumë pak sekonda dhe unë kam dëgjuar një të shtënë dhe kam rënë në tokë. Ka filluar të më rrjedhë shumë gjak dhe kam prekur një plagë shumë afër arteries kryesore në pjesën e qafës. Kjo ka qënë krisma e parë që kam dëgjuar unë. Kam bindjen se nuk isha unë objekti i goditjes, pasi unë nuk isha pjesë e sherrit dhe kisha hyrë për ta shuar atë duke iu drejtuar Fabianit“Mos, mos !”. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Ervin Mata duke u përpjekur të qetësonte situatën. Por siç thashë më lart e githë kjo ka zgjat vetëm pak sekonda. 

Pasi jeni qëlluar me armë, kujtoni diçka, çfarë ndodhi më pas, pasi situata brenda në lokal u përfshi nga kaosi. Çfarë veprime keni kryer që keni mundur të shpëtoni?
Ngjarja ka ndodhur në ora 21:08, pasi ora ime ka ndaluar pikërisht në këtëmoment, pas përplasjes time për tokë nga plaga. Pasi kam rënë në tokë kam mbetur disa minuta me vetdije. Kur jam përmendur jam afruar tek banaku dhe kam parë Redi Popeskun në banak me një shishe ëisky duke pirë.Ishte aq i pirë sa mezi më ka ndihmuar për tu ngritur dhe më ndihmoi për të zbritur shkallët. Aty kam marrë një taxi, mbaj mend që ishte një FIAT 5000 ngjyrë e verdhë dhe i kam kërkuar që të mëçojë në spitalin ushatark. Madje me siguri ia kam gjakosur shumë sediljen e pasme dhe as nuk e kam paguar.Për të ndaluar hemoragjine,me T-shirt që kisha veshur, kam lidhur qafën e plagosur. Besoj që kjo më ka ndihmuar shumë. Por edhe koha e shpejtë pa pritur ambulancë që mëçoi taksisti në spital dhe veçanarisht personeli mjeksor i urgjencës, të cilët gjej rastin të falenderoj, janë faktorët që më kanë shpëtur jetën. 

Kush ka qënë personi që ju ka transportuar në spital, mund ta kujtoni transportimin tuaj nga zona e bllokut drejt spitalit, dhe me cilin komunikuat në fillim në spital, pra që ju dha ndihmën e parë?
Kam udhËtuar nga ngjarja në spital vetëm në taksinë që përshkrova më lart, që iku sapo mbërrita në urgjencë. Aty kam hyrë vetë, thuajse pa vetdije dhe një shikim të errësuar nga gjaku që kisha humbur.

Ndaj jush gjykata e Tiranës ka vendosur caktimin e masës së “arrestit në burg” për një afat 30 ditor.Si e gjykoni ju këtë masë shtrënguese të drejtë apo mendoni se gjykata ka dhënë një vendim pa u mbështetur në prova?
Për mua aktualisht është shumë e rëndësishme të marr kurën e duhur mjeksore nënjë spital të specializuar për situatën time shëndetësore, që të mos rrezkoj jetën. Pozicioni im në këtë ngjarje do të sqarohet shumë shpejt dhe me siguri kjo do më shfajësonte nga akuzat qëkam dëgjuar deri tani. 

Zoti Martinaj, a keni qënë ju ndonjëherë i dënuar nga Drejtësia Shqiptare dhe cili është sot që flasim, statusi juaj juridik?
Jam proceduar për kundërvajtje penale, për mungesën e një NIPT sekondar të biznesit tim në vitin 2013 dhe jam dënuar me 60 000 lekë gjobë, që e kam paguar menjëherë. Kështu që statusi im juridik është i padënuar për shkak të kohës qëka kaluar.

Shumë aludojnë mbi veprimtarinë tregtare tuaj, duke hedhur në media versione të ndryshme. Doja t’ju pyesja ku punon Ervis Martinaj dhe me çfarë meret konkretisht?
Ju falenderoj për këtë pyetje. Unë Ervis Martinaj kam punuar që prej vitit 1997 në bizneset e familjes, në fushën e ndërtimeve, kemi patur disa pika këmbimi valutor, në restorante dhe bare, në importimin dhe shitjen e kafesë, në një fermë bujqësore, pasi kemi trashëguar shumë toka nga gjyshi.Prej vitit 2006 kam edhe një biznes timin në shoqërinë “Albania Compjuters” sh.p.k, që tregton pajisje elektronike, TV, printera, pra pajisje që lidhen me organizimin dhe ushtrimin e lojrave të fatit, llotari sportive etj.Deri mbrëmë kam qënë me terapi intensive në spitalin “American 2” në Tiranë. Falë kujdesit të personelit dhe përkushtimit të mjekëve, të cilët gjej rastin t’i falenderoj, po përmirësohesha. Dje në orët e drekës në spital policia kërkonte që unë të lija spitalin, ndërsa mjekët mendonin që unë duhet të vazhdoja kurën intensive, pasi plaga ime është një pjesë shumë delikate dhe kërkohej trajtim i specializuar nga kirurgu vaskular, pra mjeku i enëve të gjakut. Pas rreth 5-6 orësh konflikt, pasi mësova që kishin shkarkuar edhe një drejtues të burgjeve, unë kam nënshkruar vullnetarisht që do largohem nga spitali. Kam dalë nga spitali amerikan rreth orës 23:30 pa pëlqimin e mjekëve, që më kuronin dhe pasi kam nënshkruar se unë po largohen vullnetarisht dhe se mjekët e atij spitali nuk mbanin përgjegjësi. Më kanë sjellë në këtë të ashtuqujatur spitali i burgut, por që nuk ka asnjë lidhje me trajtimin specifik që ka nevojë plaga që unë kam nënëqafë. Aktualisht jam pa asnjë mjekim dhe për shkak të ndërtimeve që po kryhen këtu për rikonstruksionin e godinës dhe kushteve këtu rrezikoj çdo kohë infektimin e plagës. E vetmja kërkesë e imja në këto kushte është krijimi i mundësisë së mjekimit të specializuar për dëmtimet në qafëme përputhje me epikrizën që kanë përpiluar mjekët që më kanë trajtuar dhe të protokollit mjekësor.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nik: 12/10/2018 08:40

    ore ti je gangster dhe pike. Shoqerohesh me njerez problematik dhe vete je I tille. Puna eshte qe mos ti bini ne qafe njerzve qe skane lidhje me ju. Pa me njeri tjetrin zgjidhini vete hallet. Keshtu si e tregon I bie te jesh per nobelin e paqes.

    Përgjigju
  • Loni: 11/10/2018 19:38

    Eeee harrove plumbin qe ke në shpatull ma tha ky doktori te amerikoni

    Përgjigju
  • Xhelal Mziu: 11/10/2018 17:41

    Kot i bini ne qafe ketij djali.duket qe si ben keq njeriu.

    Përgjigju
  • Turi: 11/10/2018 15:57

    Ik mor tutje mor kriminel dhe mos bëj pis kushërinjt. Plehër.

    Përgjigju
    • Ar turi: 11/10/2018 22:32

      Po mo Don Turi ai Mata nuk eshte? Apo ai eshte I Joni, se ka krushqi me Pezaket

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë