Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali në një intervistë për Report Tv tha se Partia Socialiste u tregua shumë luajale me opozitën jashtëparlamentare për Reformën Zgjedhore dhe shtoi se mazhoranca e respektoi marrëveshjen e 5 qershorit dhe rekomandimet e OSBE-ODHIR.
Spiropali foli edhe për garën e 25 prillit ku tha se partia socialiste nuk i ka bërë ende publike pikat e saj të forta me të cilat do të fitojë mandatin e tretë.
Intervista e Plotë
Kam kënaqësinë të kem në studio zonjën Elisa Spiropali, zëdhënëse e qeverisë dhe ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Çfarë marrëveshje realisht u miratua sot? Në gjashtë vite ose në gjashtë mbledhje që janë bërë midis qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, cila marrëveshje është bërë e vlefshme, për të kuptuar edhe rëndësinë e mbledhjes së sotme.
Jo marrëveshja e gjashtë, por janë 6 mbledhje dhe 44 marrëveshje, memorandume bashkëpunimi, protokolle, të cilat sigurisht kanë përmirësuar ndjeshëm marrëdhëniet mes dy vendeve konkretisht, jo folklorisht.
Dakord, më thoni vetëm një.
Po marr 10, ndoshta ato që janë nënshkruar sot dhe rëndësinë e tyre. Dua të veçoj këtu marrëveshjen e bashkëpunimit, memorandumin e bashkëpunimit për konektivitetin mes Shqipërisë dhe Kosovës që i hap rrugën studimit, fizibilitetit për një hekurudhë midis dy vendeve, me rëndësi strategjike, besoj, për zhvillimin e të dy vendeve. Kemi marrëveshje në fushën e arsimit dhe marrëveshjet kanë qenë të vazhdueshme që nga viti 2014 për sa i përket kësaj fushe. Dua të përmend atë që mund të duket si gjëe vogël, por në fakt është një gjest i jashtëzakonshëm për shqiptarët e Preshevës, 4 000 tekste falas të shpërndarë te fëmijët e Preshevës, shqiptarë që vuajnë aty nën një represion jo të vogël, për sa i përket arsimimit, të paktën. Kemi marrëveshjen tjetër në fuhën e arsimit për aksesin reciprok në sistemin digjital. Këto janë të rëndësishme, janë çështje që njerëzit duan t’i dëgjojnë. Këto janë akte të dy qeverive.
Një shtet që dhuron 4 000 libra, nuk është se ka bërë namin, mendoj unë.
Të lutem, këto duhet t’i dinë njerëzit brenda Shqipërisë dhe brenda Kosovës. Pra, kemi një platformë e përbashkët online, për studimin e teksteve dhe të nxënësve, ku do të kenë akses edhe fëmijët e Kosovës. Mund ttë vazhdojmë me marrëveshjen në fushën e sigurisë për operatorët në të dy krahët e kufirit, të policisë. Mund të vazhdojmë me marrëveshjen e doganave për lehtësimin e procedurave dhe për kontrollin unik në portin e Durrësit, gjë që ka shqetësuar edhe Serbinë, me sa po lexoja, por që nuk kanë arsye përse të shqetësohen sepse kjo është pjesë e asaj fryme të përbashkët të brezave të rinj dhe e bashkëpunimit rajonal që ne synojmë edhe përmes shengenit etj., etj. Pra, janë çështje sa strategjike aq edhe konkrete, që ndikojnë në jetën e qytetarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës.
T’i kthehemi ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Ju erdhët në vitin 2013 në pushtet, me vetëm 65 mandate dhe falë koalicionit me LSI-në. Pse e kërkoni mandatin e tretë duke ndryshuar pabesisht, në mënyrë të njëanshme, ndalimin e koalicioneve zgjedhore?
E para, fjala pabesisht mund të përdoret në këtë studio nga përfaqësues të opozitës, të cilët tradhtinë duhet ta shohin te vetja, por nuk mund të përdoret kurrsesi nga një gazetar.
Po të fikim kamerat, unë e di që ju jeni dakord me mua.
Jo, me kamera ndezur, me kamera fikur, pa kamera fare, unë po ju them që këtu jo vetëm nuk ka pabesi, por ka një luajalitet ekstrem dhe një durim të jashtëzakonshëm nga ana e PS-së dhe e mazhorancës sonë për t’i qëndruar marrëveshjes. E para, për ta nënshkruar atë marrëveshje kemi pritur një vit e gjysmë në tryezë. E kemi nënshkruar, kemi miratuar në Kuvend ndryshimet, po ndryshojmë shtatë ligje të rëndësishme, formulën e KQZ-së, të gjitha me votën tonë në Kuvend për të respektuar atë marrëveshje.
Tuajën, ky është problemi.
Tani, ne nuk e hedhim dot votën për Lulzim Bashën. Lulzim Basha duhej të ishte në Kuvend që të hidhte votën e tij. Ne kemi në dorë që të hedhim votën tonë dhe po ju them që ne, votën tonë e kemi hedhur edhe për një marrëveshje, për të cilën nuk ishim plotësisht dakord sepse donim depolitizimin e sistemit të administrimit të zgjedhjeve dhe të numërimit, por kjo është një çështje tjetër. I kemi qëndruar marrëveshjes dhe tani jemi në fazën që ndryshimet kushtetuese ne duhet t’i përkthejmë në ndryshime në Kodin Zgjedhor.
Pse nuk e përmendët më 5 qershor ndalimin e koalicioneve zgjedhore?
Koalicionet parazgjedhore nuk ndalohen, lexoni draftin, është aty, është e zeza mbi të bardhë dhe çdo forcë politike dhe çdo grup partish mund të bëhen bashkë në një listë të përbashkët dhe tëgarojnë.
Por nuk është e njëjta gjë sepse në vitin 2013 ju bashkuat votat me LSI-në, së bashku, si të gjitha partitë e koalicionit, për të ardhur në pushtet, ndërkohë që tani kjo është e pamundur, sepse një forcë politike mund të bashkojë emrat, por nuk mund të bashkojë dot votat dhe këtë gjë ju e dini shumë mirë.
Ne nuk jemi aty për të bërë hesapet elektorale të PD-së dhe të LSI-së.
Jo, por për një lloj drejtësie.
Ne kemi një mandat për të respektuar pikë për pikë marrëveshjet, një mandat për të votuar ndryshimet në kod që respektojnë rekomandimet e OSBE-ODIHR-it, dhe u kemi qëndruar nga fillimi në fund. Ashtu siç kemi edhe një detyrim ligjor për të transfuzuar në Kodin Zgjedhor ndryshimet kushtetuese në frymë dhe në germë. Kjo është detyra jonë. Pastaj, se Lulzim Basha, Monika Kryemadhi e të tjerët, do të renditen në një listë të përbashkët dhe kush do të jetë i pari dhe kush do të jetë e dyta, kjo nuk na intereson dhe as nuk është në interesin e publikut.
Jo, përderisa keni objektiv mandatin e tretë me çdo kusht, sigurisht që nuk do t’ju interesojë se çfarë bën zoti Basha. Por është shumë e rëndësishme të kthehemi aty ku qëndron opozita sot. Ju thoni që iku nga parlamenti, por duhet të kuptojmë edhe arsyet.
E kuptoj pasionin tuaj për të mbrojtur të pambrojtshmen, por detyra jonë është që të mbrojmë interesin qytetar, të kemi një proces zgjedhor që i plotëson të gjitha standardet ndërkombëtare të ODIHR-it, dhe një proces që na afron më pranë Evropës, por edhe patjetër që të jetë i thjeshtë për qytetarët për të votuar. Kemi zgjedhur një sistem që na përshtatet, kemi parë modele, nuk kemi shpikur model. Edhe po të donim, nuk mund ta shpiknim. Është një moddel shumë i qartë, që besoj se bën bashkë si nevojën e qytetarëve për të votuar dhe për të zgjedhur emra, përmes votimit preferencial, ashtu edhe siguron një stabilitet në qeverisje.
Zonja Spiropali, e keni kuptuar, e keni ju, e ka thënë zoti Veliaj, por edhe të tjerë, që karta juaj e programit dhe e mandatit të tretë është tërmeti i 26 nëntorit, pra rindërtimi. Po të mos kishte ndodhur tërmeti, me çfarë alternative do të shkonit para shqiptarëve dhe do të kishte bërë mirë që të mos ndodhte, por këto janë gjëra natyrore, që sigurisht nuk janë në dorën tonë.
E thoni ju që alternativa jonë është rindërtimi.
Jo, ju të gjithë e keni thënë.
Jemi ende 7 muaj larg zgjedhjeve. Unë e di ekzaktësisht se çfarë kam thënë, nuk është nevoja për këtë pasion opozitar në studio.
Më kujtoheni ju kur keni qenë te lëvizja MJAFT dhe kam marrë ca gjëra.
Po, imitoni, se nuk ju shkon keq. Pra, ne jemi shumë të qartë për ato që kemi bërë në 7 vite, patjetër edhe për procesin e rindërtimit tani që ka qenë një proces i jashtëzakonshëm vizioni, strategjie, implementimi, ngritje fondesh e me radhë.
Me njerëz që janë akoma në çadra, por kjo është çështje tjetër.
Jemi krenarë patjetër dhe të gjitha problematikat do të adresohen sepse programi i rindërtimit është shumë i gjerë, është shumë i thellë dhe përfshin shumë faktorë, njerëz, shkolla, qendra shëndetësore, njësi banimi, pallate e me radhë. Këto nuk bëhen në pak muaj. Ashtu siç kemi të qartë se çfarë kemi bërë në arsim, në shëndetësi, në disiplinimin e financave, në rend e me radhë. Por 7 muaj larg zgjedhjeve, ne ende nuk kemi dalë as me sloganin tonë elektoral, as me pikat e forta të fushatës. Por, patjetër që rindërtimi është një proces që dëshmon jo vetëm aftësinë për të reaguar të Edi Ramës si kryeministër, të qeverisë së tij dhe të kësaj mazhorance, por edhe dijen, edhe vizionin tonë për të ardhmen.
Ish-kryetari i PS-së së Shkodrës, zoti Edip Shiroka, ka bërë disa reagime në rrjetet sociale.
Ky është një banalitet i një njeriu.
Emisionin e drejtoj unë dhe të paktën, për respekt të qytetarëve duhet ta vazhdoj pyetjen.
Nuk hyn fare respekti i qytetarëve këtu sepse ato janë deklarata të një njeriu që, e para, unë e kam takuar një herë në jetën time, pot ato janë shpifje dhe përdorin një gjuhë denigruese. Kështu që ju, në këtë studio, nuk mund t’i nxirni ato, nëse më doni mua këtu.
Ju e keni marrë në telefon zotin Shiroka dhe e keni fyer, siç thotë ai, sepse në fakt numri është i juaji.
Zoti Shiroka mund të shkojë në Prokurori dhe nuk keni nevojë juve që të bëheni zëdhënësi i një personazhi kaq periferik. Më vjen keq për këtë studio.
Pra, është e vërtetë që ju i keni telefonuar.
Mund t’i çojë ankesat në Prokurori dhe pastaj të shihet se si është çështja.
Ju si përfaqësuese e qeverisë, ndoshta mund të flisni edhe në emrin tuaj personal, jeni dakord që valët e muzikës e përhapin koronavirusin, siç tha ministri i qeverisë suaj para dy ditësh, pikërisht nga vendi ku jeni ulur?
Ka një shprehje të bukur, që thotë “edhe lumi nuk është njësoj”, sepse uji rrjedh dhe ndryshon. Besoj që ju nuk shpresoni që në këtë studio të merrni dy herë të njëjtën deklaratë.
Mirëpres deklaratën tuaj.
E pate momentin tënd të lavdisë, nuk mund ta përsërisësh.
Nëse ju jetoni për lavdi, unë jetoj për të bërë punën, kështu që besoj se këtu ndryshojmë.
Po, në mënyrën më të mirë të mundshme, besoj se çdo gazetar gëzon në studio kur ka një moment delikat nga një personazh.
Jo, nuk ishte në një moment delikat, por ishte në një moment krejt të qetë, në një situatë komplet të ndërgjegjshme.
Por, përssëritja nuk mund të ndodhë.
A mund të më jepni një përgjigje? Jeni apo nuk jeni dakord me këtë deklaratë?
Nuk mund të jesh dakord as të jesh dakord për një çështje për të cilën nuk ke asnjë ekspertizë.
Pra, në njëfarë mënyre, zoti Klosi nuk ka pasur ekspertizë, megjithëse ai tha se ka një studdim për këtë çështje.
Sigurisht që nuk ka, sepse nuk besoj që ju pretendoni nga zoti Klosi ekspertizë për këtë çështje, por për t’u kthyer pak te kohët e lëvizjes MJAFT, meqë ma kujtuat, por edhe te kohët e vjetra të protestës dhe të angazhimit tim fillestar, po ju them që në Shkodër nuk kam shkuar një herë, por kam shkuar shumë herë gjatë opozitës, si e deleguar e kryesisë dhe e asamblesë së PS-së në krye të FRESH-it dhe më pas si kryetare e FRESH-it, e zgjedhur me votë në një garë të jashtëzakonshme në të gjithë Shqipërinë, për të ngritur zërin për ata të rinj që në atë kohë në Shkodër persekutoheshin, hiqeshin nga puna, arrestoheshin pa të drejtë, u hiqeshin prindërit nga puna dhe goditeshin në qendër të Shkodrës.
Sot atje është një bashki e djathtë dhe mund të ketë nga këto situata. Pse nuk shkoni?
Nga e dini ju që nuk shkoj?
Pse nuk e keni ngritur zërin?
Për çfarë?
Për të njëjtat situata që e keni ngritur në atë kohë. Është një bashki e djathtë ku mund të ekzistojë fare mirë fenomeni shqiptar i heqjes nga puna.
Ata i arrestonte policia, i nderuar. Në atë kohë ishte një sistem represiv qeveritar, që niste nga lart, për ta mbajtur Shkodrën si një bastion. Kësgtu që nuk mund të ketë krahasim dhe krahasim nuk mund të bëhet.
Më parë thatë se ju vinte keq për këtë studio, por indirekt, ia dhatë ju përgjigjet zotit Shiroka.
Zoja Spiropali, në këndvështrimin tuaj, me opozitën aktuale mund të qëndroni në pushtet për 20 mandate apo për 40 legjislatura, të paktën kështu jeni shprehur në një shkrim të disa ditëve më parë, “Nga Gërdeci në Gërdec”. Kryetari juaj zoti Rama ju ka kërkuar 74 mandate deputetësh, ndërsa ju jeni drejtuese politike e Qarkut të Tiranës. Mendoni se do t’i arrini këto 74 mandate? Sa mandate besoni se do të fitoni në Tiranë, pra do ta mundni opozitën?
Ne nuk mund të bëjmë parashikime të nxituara për qarqe të caktuara, sepse sigurisht që mandatet i përcakton vota dhe ne shpresojmë te vota e qytetarëve, te besimi i tyre. Kemi alternativë, kemi lidership, kemi vendosmëri për t’i çuar përpara punët dhe sigurisht, nga puna e jashtëzakonshme që është bërë, por edhe nga dëshira jonë për të vazhduar të qeverisim, jo si një qëllim në vetvete, por si një mjet për qëllime më të larta, pra për të realizuar detyrat tona dhe për të bërë punët, unë besoj se ne i kemi të gjitha mundësitë, të gjitha shanset dhe patjetër do t’ia arrijmë që sërish të qeverisim të vetëm dhe të pandikuar apo të pakushtëzuar nga forcat e tjera.
Nuk besoni te rotacioni, siç e thekson me forcë opozita.
Rotacioni nuk është i shkruar në Bibël dhe në Kuran. As është një detyrim për qytetarët që të garantojnë rotacionin. Rotacioni ndodh atëherë kur opozita i tejkalon pritshmëritë e publikut dhe tejkalon edhe punën e qeverisë për sa i përket vizionit, lidershipit, alternativave, programit e me radhë. Siç shihet qartazi, opozita jonë nuk ia ka mbërritur që të ketë mjete të tjera përveç shpifjeve, fyerjeve, deformimit të së vërtetës dhe janë ende larg. Prandaj të jenë të sigurt se ajo që unë kam shkruar te “Nga Gërdeci në Gërdec” mund të jetë në fakt edhe një realitet faktik.
Po na ndjek një deputet i opozitës parlamentare, emrin e të cilit nuk po e them për etikë, se nuk i mora leje. Ai thotë: “Kjo sot u bë pa dakordësinë e opozitës parlamentare, kjo ishte rimbyllje listash. Si ndihet PS-ja pa mbështetjen e opozitës parlamentare?”. Kjo është pyetja e tij për ju.
Nuk ka problem emri. Kolegu im në parlament ka të drejtën e tij që të ketë opinione për draftin tonë, ashtu siç edhe ne kemi të drejtën si Parti Socialiste dhe si mazhorancë që të kemi një draft, i cili përputhet me qëllimet tona, përputhet me vizionin tonë se si duhet të jetë sistemi, e me radhë. E rëndësishme është që ne t’i ballafaqojmë këto pikëpamje si në Komisionin e Ligjeve, si në seancë plenare, të votojmë e me radhë. Unë nuk e di se cili përfaqësues është, por di që disa prej përfaqësuesve të opozitës parlamentare kanë qenë dakord me draftin dhe është votuar në Komisionin e Ligjeve. Mbetet për t’u parë pastaj, ka vend këtu për të negociuar. Unë jam shumë e kënaqur që ndryshoi pragu elektoral nga 3% në 1%. Kjo u jep mundësi edhe partive më të vogla apo forcave të reja që të kenë një shans për në parlament dhe nuk krijon një barrierë dyfishe.
Dakord, por shansi i tyre është humbje për ju, sepse do të thotë që nëse ata fitojnë një shans, ju humbni një shans, apo do të rrisni numrin e deputetëve?
Jo, sepse aty ku interesi qytetar përkon me “interesin” tonë, nuk ka konflikt.
Kush nuk e bëri mirë punën në PS-në e Tiranës që u caktuat ju, zoti Veliaj dhe zoti Bushati?
Kjo nuk ka lidhje se e bën mirë apo jo mirë. Dy drejtuesit politikë të qarkut jemi Erion Veliaj dhe unë, sepse Ervin Bushati është kryetari i PS-së së Tiranës. Besoj se Tirana, si qarku më i madh, me një peshë të jashtëzakonshme elektorale, sepse janë 36 mandate deputeti, ka nevojë patjetër për dy drejtues politikë. Erion Veliaj është kryetari i Bashkisë së Tiranës, kështu që patjetër do të drejtojë edhe fushatën në Bashki.
Jeni e kënaqur me këtë post ministror që keni apo synoni më tepër në mandatin tjetër, në qoftë se fitoni.
Për mua është nder dhe privilegj shumë i lartë të jem ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe as më takon mua dhe as mund ta marr unë këtë vendim për veten.
Sigurisht, por nuk ju ndalon kush që të keni ambicie dhe dëshira.
Po ju them që është nder dhe privilegj i lartë.
Pra, mjafton me kaq.
Unë shërbej në detyrën që jam dhe do të shërbej derisa të gjykohem si e tillë edhe nga forca ime politike, edhe nga kryeministri.
Me programin fitues te zgjedhjeve per pd lesheli po punon intensivisht famulltari i dioqezes se shqupit prifti pastor imzot Dorian Telit barkderri dhe gjithollog'ja Nora bythderrja dhe shume shpejt do behet publik.
PërgjigjuO Skenderbeshe.po boll moj e uruar boll mashtrove ik ha ndonje peshk andej nga shiroka dhe vi ndo je doganier te vjedhi
Përgjigju