Inspektoriati Ndërtimor mUrbanistik Kombëtar njoftoi se prej mëse 6 muajsh është marrë në mënyrë intensive me verifikimin dhe inspektimin e të gjitha ndërtimeve, objekteve dhe strukturave të ngritura pa lejen e organeve kompetente, ose të ndërtuara në shkelje të ligjeve në fuqi, që kanë zënë hapësira dhe territore publike.
INUK mbetet i angazhuar për t'ju kthyer qytetarëve të gjitha hapësirat dhe territoret publike të zaptuara.