Përmes një njoftimi për mediat INUK ka bërë të ditur se do të ndërhyjë në lirimin e hapësirave dhe territoreve publike të zëna nga ndërtimet pa leje. Më tej ky Gjithashtu ky institucion sqaron se subjektet e gjetura me shkelje janë paralajmëruar t’i largojnë vetë objektet e tyre, por nuk kanë vepruar.
Në kuadër të Task-Forcës për kontrollin e territorit, të ngritur me urdhër të Kryeministrit, Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar prej mëse 6 muajsh ka marrë në mënyrë intensive me verifikimin dhe inspektimin e të gjitha ndërtimeve, objekteve dhe strukturave të ngritura pa lejen e organeve kompetente, ose të ndërtuara në shkelje të ligjeve në fuqi, që kanë zënë hapësira dhe territore publike.
Të gjithë pronarët dhe subjektet, të cilët kanë ndërtuar në mënyrë të kundraligjshme, duke zënë trotuare, lulishte, hapësirë dhe territore të tjera publike janë njoftuar prej kohësh që të marrin masat për të kryer në mënyrë vullnetare lirimin dhe kthimin e këtyre hapësirave dhe territoreve në gjendjen e mëparshme. Por, edhe pas njoftimeve, askush nuk ka vepruar.
Në këto kushte, INUK mbetet i angazhuar, gjithnjë në respekt të ligjeve dhe akteve ligjore në fuqi, t'ju kthyer qytetarëve hapësirat dhe territoret publike të zaptuara në mënyrë të kundraligjshme nga ndërtimet pa leje.
INUK kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe jep garanci se ndërhyrjet për rehabilitimin e territorit dhe hapësirave publike nuk janë selektive, por të bazuara në ligjet në fuqi. Të gjitha këto ndërhyrje kryhen pas verifikimeve dhe inspektimeve në terren, gjithnjë në bashkëpunim me agjencitë e tjera të kontrollit të territorit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com