TIRANE, 11 Shtator/ATSH/- Pronarët e disa biznesve në Kryeqytet protestuan të entjen para zyrave të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar për mosprishjen e objekteve të tyre. INUK i kishte njoftuar ata për prishjen e objekteve të tyre, ndërsa pronarët e objekteve deklaruan se janë njoftuar gojarisht nga inspektorët për aksionin, pa asnjë vendim të dokumentuar.
INUK përmes një njoftimi për shtyp sqaroi se në kuadër të Task-Forcës për kontrollin e territorit, të ngritur me urdhër të Kryeministrit, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar prej mëse 6 muajsh është marrë në mënyrë intensive me verifikimin dhe inspektimin e të gjitha ndërtimeve, objekteve dhe strukturave të ngritura pa lejen e organeve kompetente, ose të ndërtuara në shkelje të ligjeve në fuqi, që kanë zënë hapësira dhe territore publike. "Të gjithë pronarët dhe subjektet, të cilët kanë ndërtuar në mënyrë të kundraligjshme, duke zënë trotuare, lulishte, hapësirë dhe territore të tjera publike janë njoftuar prej kohësh që të marrin masat për të kryer në mënyrë vullnetare lirimin dhe kthimin e këtyre hapësirave dhe territoreve në gjendjen e mëparshme. Por, edhe pas njoftimeve, askush nuk ka vepruar", thuhet ne njoftimin e INUK-ut.
Në këto kushte, INUK sqaron se mbetet i angazhuar, gjithnjë në respekt të ligjeve dhe akteve ligjore në fuqi, t'ju kthyer qytetarëve hapësirat dhe territoret publike të zaptuara në mënyrë të kundraligjshme nga ndërtimet pa leje. INUK kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe jep garanci se ndërhyrjet për rehabilitimin e territorit dhe hapësirave publike nuk janë selektive, por të bazuara në ligjet në fuqi. Të gjitha këto ndërhyrje kryhen pas verifikimeve dhe inspektimeve në terren, gjithnjë në bashkëpunim me agjencitë e tjera të kontrollit të territorit../a.gjonaj//a.ke/
/Shqiptarja.com