DURRES  - Një vilë dykatëshe me 8 hyrje, është shembur mesditën e së shtunës nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, në plazhin e Golemit në Durrës. 

Aksioni për prishjen e ndërtesës erdhi pas ankesave të banorëve, pasi ky objekt binte ndesh me masterplanin e zhvillimit të zonës dhe i detyronte ata që të ecnin disa kilometra në këmbë për të dalë në rërë e për të bërë plazh.

Për rrjedhojë Inspektorçt e INUK nën drejtimin e Zyhdi Dajtit si dhe me mbështetjen e Policisë së Kavajës dhe Forcave RENEA realizuan prishjen e objektit dhe krijimin e kushteve për ndërtimin e një rruge që të nxjerrë fare shkurt në breg të detit.

Aksioni për prishjen e vilës nuk shënoi incidente, me përjashtim të dialogut verbal mes pronarit të resortit dhe drejtueseve të komunës si dhe atyre te INUK, pasi pronari insistonte se objekti ishte ndërtuar me leje.

durres inuk
durres inuk
(Në foto: Vila ku kryhet aksioni i INUK në Durrës) Foto të tjera

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)