TIRANE- Ministria e Arsimit ka bërë publike procedurat për aplikim të kandidatëve me statusin e të verbrit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit si dhe Romët dhe Ballkano-Egjiptianët, të cilët dëshirojnë të vazhdojnë studimet e larta. Sipas udhëzimit, këta kandidatë duhet të aplikojnë direkt pranë Ministrisë së Arsimit deri ën datën 6 tetor duke dorëzuar dokumentacionin përkatës.

Çdo kandidat në momentin e aplikimit në dosje duhet të ketë formularin e plotësuar të degëve ku do të konkurrojë, një letër motivimi ku tregon arsyet e konkurrimit në këto degë si dhe fotokopje të diplomës së Maturës Shtetërore të noterizuar.