International Eater Poëer & Dam Construction, revista lider në publikimet ndërkombëtare mujore, mbi ndërtimin e digave dhe industrinë e energjisë hidro, në numrin e muajit dhjetor i ka kushtuar vëmendje investimeve të rëndësishme të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare gjatë këtij viti në Hidrocentralin e Firezës, të cilat arrijnë vlerën 785 milionë lekë.
Në artikullin e saj me titull “Rinovimi i digës më të lartë në Shqipëri” revista prestigjoze vë në fokus investimet në digën e Firzës, më e larta në Shqipëri me një lartësi prej 167 metra. International Eater Poëer & Dam Construction citon Drejtorin e Departamentit të Sigurise së Digave, në KESH sh.a, Z. Arjan Jovani, i cili është shprehur se se përgjatë vitit 2015 fokusi kryesor i kompanisë ishte rinovimi i kësaj strukture.
Revista shkruan se punimet e kryera përfshijnë:
• rehabilitimin e kurores se digës dhe rrugëve nga kurora e digës në ndertesen e centralit;
• masat per mbrojtjen nga rreziku i rënies së shkëmbinjve;
• përmirësimin e mjedisit dhe kushteve të punës;
• ndriçimin dhe rrethimin e digës dhe të të gjitha objekteve;
• sistemet e reja moderne të monitorimit ku perfshihen monitorimi sizmik, piezometrat dhe inclinometrat, stacionet e monitorimit te reshjeve dhe kullimit;
Revista e themeluar në vitin 1947 e mbyll artikullin e saj me një tjetër deklaratë të zotit Jovani, i cili nënvizon se “pamja e diges pas përfundimit të rehabilitimit ishte pamja më mbresëlënëse e vitit për të”, dhë theksoi se “është shumë krenar për këtë eksperiencë shqiptare”. Poëer International Eater & Dam, me një tirazh mbi 4000 në informacionin e saj për lexuesit prek temat mbi: ndërtimin; Administrimin e Përmbytjeve; rinovimin, Operimin dhe Mirëmbajtjen dhe Sigurinë e Digave, etj.
/Shqiptarja.com