INVESTIGIM / Tre muaj në sitën e Inteligjencës Artificiale: Ja si Rithemelimi është i egër vetëm me Ramën, Veliajn dhe... Bollinon dhe shpëton 17 ministra

INVESTIGIM / Tre muaj në sitën e Inteligjencës Artificiale: Ja si Rithemelimi është i egër vetëm me Ramën, Veliajn dhe... Bollinon dhe shpëton 17 ministra

Sali Berisha

Nuk kuptohet se si opozita berishane arrin të thotë se Shqipëria është mbytur nga korrupsioni dhe nga keqqeverisja! 90 përqind e ministrave të qeverisë në fakt nuk preken fare nga sulmet publike të Berishës dhe të Rithemelimit. Një program i inteligjencës artificiale , të cilit i besuam detyrën të analizojë lajmet e publikuara nga dy portale nga më aktivët  të lidhur zyartarisht me opozitën berishiane (njëri prej të cilëve i financuar direkt nga familja Berisha dhe për këtë arsye shumë domethënës) nxjerr në dritë një të dhënë befasuese: në përiudhën tremujore e analizuar (nga 1 nëntori deri më sot)  nëse përjashtohet kryeministri Edi Rama, 17 ministra nga 18 që përbëjnë kabinetin, kanë marrë vetëm 1 lajm kritiik në javë. Mesatarisht 3 ne muaj. Disa asnjë, madje kanë marrë dhjetra lajme pozitive. Flasim për periudhën e fushatës mediatike më të ashpër të shpallur nga Sali Berisha, për shkak të problemeve të tij me drejtësinë.

Lajme kritike, ky softuer i inteligjencës artificiale, konsideron sulmet personale ndaj një ministri që permendet edhe në titull, pra jo vetëm një citim i thjeshtë në kuadrin e një diskursi politik më të gjërë. Përgjithësisht bëhet fjalë për akuza të bëra nga Sali Berisha apo nga eksponentë të Rithemelimit, ose investigime të posaçme të bëra nga dy portalet. Ndërsa lajme pozitive konsiderohen pasqyrimet në kronika neutrale të bëra për politikanin specifik, me deklaratat e tij publike apo komunikata të shpërndara nga politikani të cilit i lejohet të shprehë pozicionin e tij dhe veprimet e tija në formë pozitive. Duke konstatur që këto dy portale  veprojnë me urdhër politik të Rithemelimit, lajmet sulmuese që botohen janë tregues të qartë të linjës politike të caktuar nga Sali Berisha dhe (ne disa rastet) familjarë të tij.

Disa ministra që ndodhen në krye të qeverisjes sipas rëndësisë së dikasterit të tyre, për shembull siç është ai i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në tre muaj nuk ka marrë asnjë kritikë të vetme nga portali zyrtar i Sali Berishës por ka fituar 4 shkrime pozitive, ndërsa nga portali tjetër i të ashtuquajturës opozitë arrin të marrë 18 shkrime pozitive dhe prapë zero kritika. Mes ministrave “të falur” nga Berisha dhe të tijët, del edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku (e cila veç faktit që është numri 2 i qeverisë, prej 5 vitesh është në krye të dy dikastereve si Infrastruktura dhe Energjia që kontrollojnë gati 50% të buxhetit të Shtetit nga e cila varen edhe autoritete dhe ente të tjera shumë të pasura si ARRSH, OSHE,KESH, etj. Etj.), e cila në 3 muajt e analizuar ka marrë nga portali i familjes Berisha vetëm 5 shkrime kritike dhe 6 pozitive, ndërsa portali tjetër i opozitës nuk ka publikuar asnjë shkrim kritik, por plot 30 pozitivë. Si të thuash që kjo opozitë, kur nuk ka asgjë për të thënë mbi punën e figurës e dyte më të fuqishme dhe me influencë të ekzekutivit (që menaxhon pjesën më të madhe të punëve publike) si Belinda Balluku dhe as për Ministrin e Mbrojtjes, atëherë si arrin në përfundimin që qeveria është e paaftë, apo më keq, e korruptuar?

Pak a shumë e njëjta situatë edhe për ministren e Turizmit Mirela Kumbaro, e cila ka vetëm dy shkrime negative nga portali i Berishës dhe plot 19 shkrime pozitive nga portali tjetër (por që në tre muaj e ka cituar nëgativisht 9 herë). Është interesant pozicioni i ish-ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu (sot Ministre e Arsimit), për të cilën janë bërë 9 lajme kritike nga portali i familjes Berisha (në tre muaj) dhe 2 pozitive, por asnjë lajm kritik nga portali tjetër, që përkundrazi i ka dedikuar 14 shkrime pozitive. Edhe këto të dhëna janë të habitshme nëse krahasohet toleranca dashamirëse që i rezervohet sot nga opozita (rikujtojmë që ka qenë Ministre e Shëndetësisë deri shtatorin e kaluar), në krahasim për shembull me 59 sulmet e drejtuar (ne tre muaj) ndaj Ilir Beqajt, i cili nuk është më ministër shëndetësie prej 7 vitesh, edhe nëse pjesërisht e kuptueshme pasi lidhen me akuzat e shpallura në kohët e fundit nga Spak.

Ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali praktikisht është injoruar nga portali i familjes Berisha (vetëm 2 lajme kritike dhe 3 pozitive), por është sulmuar vazhdimisht nga portal tjetër opozitar që i ka dedikuar 30 shkrime kritike, të kompensuara pastaj pjesërisht me 11 shkrime pozitivë-neutralë. Fat i çuditshëm që prek ministrat pa portofol. Kreu i grupit parlamentar socialist dhe ish ministri i Brendshëm Bledi Cuçi ka vetëm 1 lajm kritik kundër 3 pozitive-neutrale

Ndoshta është e parakohshme të nxirren përfundime nga rezultatet e analizës së Inteligjencës Artificiale mbi ministrat e rinj të emëruar në shtator, si Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, që në 3 muaj rezulton e cituar vetëm 1 herë nga portali i familjes Berisha dhe në këndvështrim pozitiv. Ose si ministri i ri i Financave Ervin Mete, për të cilin opozita nuk ka shprehur deri tani as edhe një kritikë të vetme: Një sinjal qe tregon vleresimin që Berisha tregon ndaj situatës financniare të Shtetit. Deftesë shumë e mirë e opozitës edhe për ministrin e ri të Jashtëm Igli Hasani, i cituar 14 herë nga portali i Berishës (në tre muaj) gjithnjë me nuance pozitive deri edhe në publikimin e axhendave të tij në vizitat jashtë shtetit, një përkujdesje e detajeve që për shëmbull RD nuk ja bënte as Tritan Shehut kur ishte Ministër i Jashtëm. Sapo ka dalë nga qeverisja e Tiranës dhe është futur në ekzekutivin e Ramës opozita ka mbyllur sulmet edhe ndaj Arbjan Maznikut, ministri i ri i pushtetit vendor. Deri tani as edhe një lajm i vetëm kritik. Natyrisht asnjë gjurmë mes sulmeve të opozitës edhe për tre ministrat e tjerë të rinj pa portofol (mbi të cilat shkruajnë pak ose aspak edhe mediat e tjera). 

Disa vite më parë vijnë në mendje rastet e disa oligarkëve (dhe eksponentëve të krimit) të cilët paguanin opozitën për të mos u sulmuar apo përmendur prej saj. Sot numri I biznesmenëve bujarë me familjen Berisha është zgjeruar shumë (mjafton të shikojmë se 22 të tillë u treguan të gatshëm të sponsorizojnë Tv e familjes Berisha për të intervistuar Arben Ahmetajt), por listës së të paprekshmëve nga opozita i janë shtuar tani dhe 17 ministra. Si ja kanë dalë? 

Po athere mbi cilët përqëndrohen sulmet e opozitës që pretendojne ta rrëzojnë qeverinë? Emrat në shënjestër janë me të vërtetë shumë pak. Natyrisht, në krye të klasifikimit është kryeministri Edi Rama në portalin e familjes Berisha, me 240 shkrime kritike në 3 muaj të marrë në konsideratë dhe as edhe një i vetëm pozitiv (portal tjetër sivëlla ka publikuar 3 artikuj negativë dhe 6 shkrime pozitivo-neutralë). Në vend të dytë është Erjon Veliaj me 210 sulme në portalin e Berishës. Pastaj në vend të tretë vjen Ministri i Brendshëm Taulant Balla, i sulmuar 62 herë nga portali i familjes Berisha (gjithnjë në 3 muajt nëntor-janar) dhe 15 herë nga portali tjetër, i cili ka gjetur vend edhe për 12 lajme pozitivo-neutrale. Qeveritarët e sulmuar me egërsi nga opozita mbarojnë këtu. Tre emra dhe kaq.  

Për habi në listën e më të sulmuarve shfaqet një emër që nuk ka as detyra qeverisëse, as përgjegjësi në qeverisje dhe administrimin e vendit. Bëhet fjalë për një gazetar, Carlo Bollino (pronar i Report TV) që është sulmuar në 3 muaj 66 herë nga portali i familjes Berisha dhe 75 herë nga portali tjetër i kësaj opozite (nëse mblidhen dy listat, me 141 sulme në 90 ditë Bollino kapërcen dhe numrin e sulmeve ndaj Ministrit të Brendshëm, duke marrë në këtë mënyrë vendin e tretë). Ndryshe nga sa ka ndodhur me cilindo eksponent tjetër të qeverisë, Bollino është në qendër dhe të investigimeve të panumërta të bëra nga dy portalet e opozitës që më pas i kanë kaluar materiale Sali Berishës apo eksponentëve të Rithemelimit për të organizuar deklarata të tjera publike, sulme në Parlament,  emisione pafund ne Syri Tv, 7 konferenca për shtyp të dedikuara plus 4-5 kallzime në Spak që tani janë bërë modë. Për asnjë ministër të Qeverisë grupi i Berishës nuk ka harxhuar kaq energji dhe shpifje.  Duhet nënvizuar se asnjë nga dy mediat e opozitës (dhe ky është një tjeter aspekt unik) nuk i ka dhënë kurre asnje mundësinë Bollinos për një drejtë e replikës. 

Panorama e informacionit në Shqipëri numëron sot rreth njëqind gazetarë-analistë, 40 botues televizivë (shumë prej të cilëve edhe përfitues të vazhdueshëm tenderash publikë dhe konçensionesh prej dhjetëra miliona euro) dhe të paktën 500 portale me përmbajtje informative, por përveç Carlo Bollinos opozita berishiane nuk ka prekur asnjë përfaqësues tjetër mediash. Me përjashtum të Mero Bazes për të cilin ka shkruar 6 artikuj kritikë në 3 muaj.  

Duke goditur Bollinon është futur në listën e zezë edhe Anila Denaj, e cila, përndryshe, do të kishte shpetuar si të tjerët: Në 10 sulmet që ka pësuar në 3 muaj e fundit nga portali i Sali Berishës, 8 janë të lidhura me sulmet ndaj gazetarit për aktivitetin e saj kur ishte Ministre e Financave dhe vetëm dy për aktivitetin e ri si Ministre e Bujqësisë. Meqë po flasim për Ministra Bujqësie, Frida Krifca (e akuzuar për mashtrim miliardash të ndihmave komunitare) në këto 3 muajt e fundit ka marrë 5 lajme negative nga opozita (përfshi një investigim), por edhe 2 lajme pozitive. Berisha duket i gatshëm të amnistojë edhe këtë.

Analiza e IA nuk merr në konsideratë viktima të tjera (jashtë qeverisë) të kësaj opozite si Lulzim Basha për shembull që në 3 muaj është sulmuar direkt 18 herë (shumë më shumë se 17 ministrat  me përjashtim të Taulant Ballës dhe 300% më shumë se Belinda Balluku) dhe as prokurorët e Spakut, të cilët që kur kanë nisur të hetojnë Sali Berishën dhe familjen e tij, janë seleksionuar si objektivë gati të përditshëm të linçimeve publike.

Ky fotografim i aksionit opozitar kaq selektive të drejtuar nga Sali Berisha dhe nga banda e tij është mjerane. Për Rithemelimin problemet e shumicës qeverisëse  reduktohen vetëm në 4 persona, madje duke parë me kujdes vetëm në 3, një nga të cilët as nuk është qeveritar, por një gazetar i thjeshtë. Dhe ne do të donim t’i besonim. Asnjë anëtar i qeverisë nuk është fajtor, veç Edi Ramës; asnjë politikan tjetër socialist nuk është fajtor, veç Erjon Velisë dhe asnjë gazetar tjetër nuk është fajtor (fajtor për çfarë, përveç faktit se denoncoi me fakte skandalin e ish-klubit Partizani?), përveç Carlo Bollinos. Por edhe pse “objektivat” për t’u goditur janë vetëm 3, kjo opozitë thërrmohet përditë e më shumë. Ose thërrmohet dhe dobësohet pikërisht për këtë arsye, pasi, nëse një opozitë është kaq selektive në kritika dhe kaq e varur nga standarti i dyfishtë (duke promovuar me heshtjen e saj pjesën tjetër të sistemit që qeveris vendin), të diktuar vetëm nga agjenda afatshkurtër dhe nga urrejtja personale, humb çdo besueshmëri duke bere gati qesharake, ndërkohë që mazhoranca forcohet. Një opozitë e tillë është e destinuar të vdesë pasi është totalisht e paaftë ose plotësisht e korruptuar.

(Shqiptarja.com do ta kryejë periodikisht këtë analizë për të vëzhguar nëse ndryshojnë dhe si ndryshojnë objektivat e sulmeve opozitare)

xy/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • drita: 06/02/2024 16:26

    Faji i vetem i Edi Rames eshte qe ja ka bere te qarte bashkepunetoreve qe kush gabon pergjigjet para drejtesise. Jeni mesuar me Sali kriminelin qe i mban kriminelet me jorgan te ngrohte. Vullneti i Edi Rames per ta bere Shqiperine i kalon interesat dhe marredheniet me lilipute si Ahmetaj apo Balluku apo me keq Niko prej leshi

    Përgjigju
  • gollobordasi: 06/02/2024 14:42

    Zoterinj Rithemelimi eshte vetem kasaforte lekesh tani. Zeni grumbullon, Argita harxhon, plaku Berishe i shantazhon

    Përgjigju
  • Bektashi: 06/02/2024 10:07

    Per Sali Berishen eshte i korruptuar vetem ai qe nuk i ben fresk. Ama po i bane fresk te ka mik perjete. Kete e ka tregu ne gjithe jeten e tij si politikan. Vini re se si e trajtoi Fatmir Mediun qe ja mbulon gjithe horrlliqet djalit te tij.

    Përgjigju
  • Spak: 06/02/2024 09:59

    Z. Bollino qe ta kuptoni mire vleren tuaj dhe pse e terboni Berishen dhe mediat e tij beni nje shetitje ne darke ne banaqet televizive te qoftelargut. Terbimi i Qim Pekes se intervista e Ahmetajt nuk funksionoi ra si rrufe mbi Lorencon Bushatin Batonin qe rrinin para malokut arrogant si qenushe. Esht normal fare pse ju sulmon kaq shume Berisha vetem se me ty nuk i ecen se nuk e ke vilen ngjitur as me te e as me Ballukun.

    Përgjigju
  • nepunsi i zellshem: 06/02/2024 09:49

    Tani si shpjegohet qe gjithe shqiptaret i dine lidhjet e dyshimta te disa ministrave te larte te shtetit por vetem drejtesia dhe Rama nuk i dika? Flisni per operacionet e shtrenjta te Monikes dhe asnje nuk ja ben llogari Ballukut as opozita dhe as media e Bolinos. po pse shqiptaret jane qorra?

    Përgjigju
  • Gimi: 06/02/2024 09:45

    Ajo qe dihet mo Karlo. Ti e pe vete ke shkoi te perqafonte me vrap Arben Ahmetaj pse si thua ti nuk e kishte filluar spiunllekun qe ne fillim. Ky eshte sporti i pelqyer edhe i balluckes me shoke dhe shoqe. Hedhin para sa majtas dhe djathtas.

    Përgjigju
  • admin: 06/02/2024 00:04

    Saliu ka vdek politikisht. Thjesht kerkon nje gozhde te kapet. Bravo ne budallenjte qe nuk dalim ga tranzicioni e shkeputemi nga ai, Rama e Meta

    Përgjigju
  • keti: 05/02/2024 22:31

    Me vjen keq por ju keni shkruar nje gje qe e di shume mire gjithe administrata. Nuk ka asnje te re madje zedhenesit e disa dikastereve mbajne kontaktet e marrjes dhe dhenies me opoziten e Berishes

    Përgjigju
  • Linda: 05/02/2024 20:50

    Gjurmoni parate dhe gjeni pergjigjet e duhura. Ministrat e Rames mbrohen nga nje oligark. Per shembull M. Kumbaro eshte ne ne patronazhin e Dulakut. Ka qe jane dhe ne partronazhin e krimit

    Përgjigju
  • Like: 05/02/2024 20:02

    Ju beri Rama qe te dilni nga trut e kokes e shikoni veten tuaj pa ndonje te ardhme dhe ke ni filluar te luani nga mente e kokes nuk dini c fare beni dhe nuk e keni idene idene se ku ndodhen Mblidhni trute dhe hajdeni ne vete per familjet tuaj se per popudhin jeni jashte cdo dhogjike Mbase zoti ju a mere dhe keto pak tru qe ju kane mbetur qe te na leni rehat dhe ne

    Përgjigju
  • helikopterifarkes: 05/02/2024 19:54

    Superanalize qe nxjerr te verteten ne shesh

    Përgjigju
  • Timekonomisti: 05/02/2024 19:51

    Opa plasi m... Kane te drejte njerezit kur thone qe keta jane bashke

    Përgjigju
  • Sabah Laci: 05/02/2024 19:37

    Gjarprit I prihet koka.

    Përgjigju
  • klodi: 05/02/2024 19:26

    Karlo Bolino te sygjeroj te paguash edhe ti Syrin dhe do ta shofesh qew nuk te prek me njeri

    Përgjigju
  • arbentigri: 05/02/2024 19:20

    Pse nuk e dini ju qe Ogerta Belinda dhe Niko pahguajne opoziten dhe mediat ne kembim qe te mos preken. pane biznesmenete dhe hop

    Përgjigju
  • luli: 05/02/2024 19:18

    Ministrat e Rames jane bande korrupsioni. Interesohuni se ke nga ata qe i gjejne reklama Syrit te shkelzenit nga nje ane dhe Berisha nuk i permend nga ana tjeter.

    Përgjigju
  • Hyqmeti: 05/02/2024 19:15

    Shkrim shume interesant! Mjafton te ndiqni tenderat e Belinda Ballukut dhe e kuptoni vete gjithe persene e kesaje sjelljeje dashamirese ndaj ministrave!

    Përgjigju
    • Dhendri i Besnik Bekteshit: 05/02/2024 20:01

      Belinda nuk permendet sepse Syri eshte ne mbrotje nga Met Hasa.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Konventa e PL-së, zbardhet agjenda, ndryshimet në statut dhe vota për Presidentin dhe zv.presidentin

Konventa e PL-së, zbardhet agjenda, ndryshimet në statut dhe vota për Presidentin dhe zv.presidentin