Investigimi: Rusët lobuan për
Bashën në SHBA te Trump

Investigimi: Rusët lobuan për<br />Bashën në SHBA te Trump<br /><br>
Një investigim i thelluar nga "Mother Jones", që mban firmën e David Corn, Hannah Vevintova dhe Dan Friedman ka hedhur dritë mbi çështjen e përfolur të lobimit të Partisë Demokratike Shqiptare në SHBA, nga një kompani fantazmë.

Tani rezulton se pas kompanisë në fjalë qëndron Rusia, e cila sponsorizoi Bashën në SHBA dhe u përpoq të ndikonte të zgjedhjet në Shqipëri, me synim krijimin e tensioneve politike në Ballkan, për të penguar integrimin e vendeve në BE.

Sipas investigimit, rusët kanë dalluar te Basha, dikë që mund të përmbyste agjendën politike pro-Bashkimit Evropian në Shqipëri, të udhëhequr nga Edi Rama.

Investigimi
Disa prej elementëve në një histori të çuditshme ndikimi që ngre dyshimet se rusët në mënyrë të fshehtë përdorën republikanët në Uashington në përpjekje për të shkaktuar konflikte politike në Ballkan janë: një ish-ndihmës i fushatës së Donald Trump i cili punon si lobit, një pagesë gjysëm milionë dollarë, një parti e djathtë shqiptare, katër kongresmenë Republikanë, Breitbart News, një administrues i një restoranti kosher në Nju Jork, një shërbim të dhënash online që promovon gratë e “bukura” ukrainase, dhe kompanitë e naftës të lidhura me Rusinë. 

Është një histori e ndërlikuar me shumë intriga politike. Një vit më parë, një kompani fantazmë skoceze e quajtur Biniatta Trade, e përbërë nga dy kompani nafte me qendër në Belize, paguan një lobist republikan dhe ish-ndihmës i fushatës së Trump i quajtur Nick Muzin në mënyrë që të ndihmonte Partinë Demokratike të Shqipërisë në SHBA. Në atë kohë, ishin duke u zhvilluar zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, dhe e djathta po e sfidonte qeverinë e drejtuar nga Partia Socialiste. Qeveria udhëhiqej nga kryeministri Edi Rama, i cili po e drejtonte Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian dhe kishte parlajmëruar për rritjen e ndikimit rus në Ballkan. Si për rastësi (ose jo edhe aq rastësisht), dy kompanitë e naftës nga Belize që qëndronin pas Biniatta Trade ishin që të dyja të lidhura me firma të kontrolluara nga rusët.

Nga kjo del se subjekte të lidhura me Rusinë ndërhynë në mënyrë të fshehtë në SHBA në mënyrë që të ndikonin te zgjedhjet në Shqipëri.

Investigimi mbyllet duke ngritur një pikëpyetje të madhe

Pyetja kryesore është: Kush i financoi përpjekjet e Muzin në SHBA për ta ndihmuar Partinë Demokratike të Shqipërisë? Provat që kemi në dispozicion tregojnë për një skenar të rrezikshëm: firmat e lidhura me Rusinë ndërhynë në mënyrë klandestine në Uashington në mënyrë që të nxitin ndryshimin e agjendës (politike) në Shqipëri.

Inteligjenca amerikane vitin e kaluar doli në përfundimin se Putin ndërhyri në zgjedhjet e 2016-s me operacione të fshehta dhe masa të tjera nën dorë. Prokurori Special Muller që po heton për këtë ka paditur së fundmi 13 shtetas rusë. Në padi ai përshkruan se si Moska ndërmoi një fushatë propagandistike të fshehtë për të ndikuar në zgjedhje dhe për ta ndihmuar Trumpin nëpërmjet rrjeteve sociale. Por marifeti “Biniatta Trade-Shqipëri” është një parlajmërim i mundshëm se lufta e nëndheshme ruse mund të vazhdojë edhe më thellësisht.

shkrimi

Shkrimi në fjalë te "Mother Jones"

skema

Skema se si e përdorën rusët Bashën dhe SHBA-në për të destabiluzuar Ballkanin

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan