Në shkollat “Bajram Curri”, “Avni Rustemi” dhe konvikti në Kukës ka nisur puna për rindërtimin e tyre. Kryeministri Rama ka ndarë disa foto nga punimet duke treguar progresin e deritanishëm.
Rindërtimi i këtyre institucioneve synon të përmirësojë cilësinë e mësimit për komunitetin.
“Mirëmëngjes, dhe me punën për rilindjen e shkollave ‘Bajram Curri’ dhe ‘Avni Rustemi’, si edhe të konviktit në Kukës, investime direkte në përmirësimin e cilësisë së mësimit për nxënësit dhe mësuesit e tyre, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Komente











