Investimet dhe lufta kundër korrupsionit/ Presidenti i BERZH: Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur

Presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH) Suma Chakrabarti shprehet se Shqipëria ka arritur shumë progres nën drejtimin e qeverisë Rama. I pyetur mbi raportin Bankës Botërore për nivelin e korrupsionit në Shqipëri, ai tha se nuk mund të japë asnjë koment të përpiluar nga një institucion tjetër.

"Në fakt nuk mund të komentoj një raport të përpiluar nga një institucion tjetër ku ne nuk kemi kontribuar fare, por mund të them që qeverisja është shumë e rëndësishme për çdo shtet dhe unë mendoj se Shqipëria ka arritur shumë progres nën drejtimin e qeverisë Rama. Nëse shihni reformën e gjyqësorit, ajo po bëhet më efikase, më e pavarur, gjë që është shumë e mirë, është qeverisje më e mirë, reforma e administratës publike sërish është diçka e mirë dhe ka më shumë shërbime online.

Dhe kjo është diçka e mire sepse ndihmojnë në uljen e korrupsionit. Nëse shohim punën që ne kemi bërë me Shqipërinë duke nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me zotin Rama para disa vitesh, krijuam një Këshill Investimesh, ndërsa klime e investimeve është përmirësuar, sepse këshilli ka hartuar shumë rekomandime dhe të gjitha janë zbatuar. Mendoj në fakt se Shqipëria me këtë qeveri është në rrugën e duhur për të përmirësuar klimën e investimeve, për të reduktuar korrupsionin dhe për t’u bërë një vend shumë më i mirë për investime të huaja, për investitorët vendas. Mendoj se qeverisja po shkon në drejtimin e duhur" tha Suma Chakrabarti, në forumin ekonomik në Davos.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Rama është koka e korrupsionit’, Basha: Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe një qeveri që lufton seriozisht korrupsionin që e ka bërë vendin të pajetueshëm

‘Rama është koka e korrupsionit’, Basha: Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe një qeveri që lufton seriozisht korrupsionin që e ka bërë vendin të pajetueshëm