TIRANE - Administratori i KESH sha, Agron Hetoja zhvilloi sot një takim në ambientet e KESH sha, me përfaqësues të kompanive turke “Suzer Group” dhe “Nurol Holding”’, përkatësisht Nuretin Osmen dhe Serhat Taskinsu, të cilët shprehën interesin e tyre për të investuar në HEC-in e Skavicës.
Përfaqësuesit e dy kompanive turke që operojnë në fushën e infrastrukturës në energji dhe turizëm, të cilët patën takime dhe me operatorë të tjerë në fushën e energjisë gjatë ditës së sotme, shprehën gatishmërinë e tyre për këtë investim, ndërsa kërkuan të njihen me elementët teknikë, ligjorë dhe financiarë për realizimin e saj.
Gjatë takimit të dyja palët shkëmbyen ide për ndërtimin dhe modelet e financimit për ndërtimin e HEC Skavica.
Gjithashtu gjatë takimit u diskutua dhe për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të sistemit energjitik shqiptar si dhe zhvillimet e pritshme në të ardhmen e afërt që do të sjellin ndryshime pozitive në tregun e energjisë elektrike.
Siç u theksua nga përfaqësuesit turq, ky takim do të pasohet edhe me vizita në HEC-et e kaskadës së lumit Drin.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com