Investimet në maternitete, Manastirliu: 29 inkubatorë të rinj në spitale, bonusi i bebes me dy pjesë

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mirëqënies sociale, Ogerta Manastirliu ishtë këtë të premte për të inspektuar maternitetin e Elbasanit, ku deklaroi se bonusi i bebeve ka nisur të shpërndahet në çdo maternitet në vend  përmes një sporteli unik të gjendjes civile ku mund të regjistrohet menjëherë i porsalinduri.

Me proceduren e re, prindërit e kryejnë regjistrimin e fëmijës në sportelet e gjendjes civile të hapura në 37 maternitete të vendit, duke lehtësuar procedurën e regjistrimit të të porsalindurve.

Nga spitali i Elbasanit ku shpërndau çeqet e bebes për nënat e reja, ministrja Manastirliu bëri të ditur se janë bërë investime në këtë drejtim tha se janë bërë investime duke shtuar 29 inkubatorë të rinj në spitalet rajonale të vendit.

Hap pas hapi po përmirësojmë infrastrukturën në maternitete në të gjitha spitalet rajonale, ku investuam së fundmi në 29 inkubatorë të rinj dhe 8 eko obstetrike-gjinekologjike.

Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë

Gjatë vizitës së saj, Ministrja e Shëndetësisë njoftoi gjithashtu nisjen e investimeve në disa maternitete këtë vit.

Ndërtuam Maternitetin e ri të Sarandës, i cili ofron sot standardin më të lartë të shërbimit në vend. Është drejt përfundimit Materniteti i ri i Korçës, i cili do të jetë gati brenda pak ditësh. Do të vijojnë investimet për rijetësimin e rrjetit të materniteteve në vend me maternitetin e Beratit, Kukësit, Lezhës, Matit dhe Pogradecit.

Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë

Politika e re sociale e Qeverisë e bonusit të bebes mbështet familjet e reja, me pagesën universale, e cila jepet për çdo familje, pavarësisht statusit social-ekonomik. Pagesa për lindjen e fëmijës së parë është 40 mijë Lekë;Për fëmijën e dytë 80 mijë Lekë;
Për fëmijën e tretë, të katërt e në vijim bonusi i bebes është 120 mijë Lekë për çdo fëmijë;
Për nënat që lindin binjakë masa e përfimit do të jetë në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë lekë) për secilin fëmijë;
Për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfimit do të jetë në masën 120 000 (njëqind e njëzetë mijë lekë) për secilin fëmijë.

Bonusi i bebes është i ndarë në dy pjesë. Çeku i parë përfitohet menjëherë (35 mijë lekë për fëmijën e parë; 75 mijë për fëmijën e dytë dhe 115 mijë për fëmijën e tretë) ndërsa çeku i dytë me vlerë 5 mijë lekë përfitohet pas regjistrimit të fëmijës në gjendjen civile.
Nëse fëmija regjistrohet me emër që në maternitet, pagesa e bonusit mund të merret menjëherë, e plotë, me çeljen e buxhetit 2019 në mesin e muajit Janar.
Bonusi është universal, ndaj përfitohet nga të gjitha familjet, pavarësisht se ku vendos nëna që të sjellë në jetë fëmijën. Për fëmijët që lindin në spitale private, në shtëpi ose jashtë vendit, çeku i bebes do të lëshohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pas regjistrimit të të porsalindurit në zyrat e gjendjes civile

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT