Rreth 30 fermerë në Dibër janë bërë bashkë në kultivimin e qershisë dhe synojnë të jenë lider në eksport.

“Shoqëri të Bashkuara Bujqësore, SHBB. Kështu janë quajtur në ligj për të shmangur atë frikën e madhe që vjen nga trauma e të shkuarës që po na mbledhin tani në kooperativë këta socialistët ndryshe nga kooperativat e komunizmit në kooperativat e Bashkimit Europian secili prodhon më vete dhe të gjithë shesin bashkë|, tha Rama.

Në një takim me fermerë të zonës së Dibrës, kreu i qeveris shqiptare, tha se në këtë bashkim, shteti ofron mbështetje financiare. Bashkia është aksionere në kompaninë, që në këtë rast, fermerët e kanë quajtur, “Dibra Origin”

“Gjithë ai treg i madh ne do dalim tek e tek edhe do mbijetojmë? Ku do t'i shesim produktet? Me çanta në rrugët e Brukselit? Ku? Pastaj si do realizohet siguria ushqimore? Do shkojnë të gjithë tek e tek të bëjnë analiza nëpër laboratorë.

Duke shitur bashkë krijojnë një volum shumë më të madh, kanë pozitë negociuese shumë më të fortë me blerësin...mbjellin me një farë, pastaj ndajnë kostot e punimit të tokës, ndajnë kostot e përkujdesit për prodhimin dhe pastaj grumbullojnë, ambalazhojnë dhe shesin”, tha Rama.

Projekt mbështetet nga Ministria e Bujqësisë dhe nga Banka Botërore, ndërsa tashmë janë lidhur kontrata me subjekte që grumbullojnë dhe tregtojnë prodhimet përmes këtyre strukturave.

Për të ecur para në këtë projekt, Rama shpalli edhe objektivin që kryebashkiakët në detyrë duhet të arrijnë për të fituar kandidimin në lokalet e 2027-ës.

“Kryetarëve të bashkive ua kam thënë, - e dua shumë Rahimin, është dibran i mirë shumë,  - por i kam thënë dhe Rahimit dhe shokëve të Rahimit, po nuk bëtë 10 agroturizma me Paketën e Maleve dhe tre SHBB, as mos hajdeni fare të pretendoni të kandidoni më, sepse bashkitë nuk janë vetëm shtro rrugë, vër drita, pastro plehra dhe në fshat pastro kanale. Bashkitë duhet të jenë aleatët e fermerëve”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se mbështetja ndaj fermerëve do rritet edhe më tej, pasi “për pak ditë fund të muajit, fillim të muajit tjetër do të firmosim dhe marrëveshjen me bankat dhe me Bankën e Shqipërisë dhe do të vendosim në dispozicion të gjithë atyre që duan ta dyfishojnë sipërmarrjen, një linjë kredie me interes të ulët dhe me garanci nga shteti”.

Ndërtimi i rrugës së Arbrit u vlerësua nga fermerët si një ndër lehtësirat më të mëdha të viteve të fundit për ta, që ka rritur ndjeshëm edhe vlerën e pronës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:58
Rama: Dibra ‘jastëku i gjelbër’ i kryeqytetit, rritje e interesit për investime! PD s’lë shpifje pa thënë nëpër Evropë, të verbuar nga suksesi i PS

Kryeministri Edi Rama ka bërë ndalesën e radhës në qytetin e Dibrës në kuadër të turit “Punët për Shqipërinë”. Në fokus të takimeve me qytetarët, është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe sfidat e angazhimet që duhen ndërmarrë me qëllim adaptimin me kriteret e BE për çdo sektor.

“Punët e Shqipërisë po shkojnë në drejtimin e duhur dhe po fillojnë të japin gjithmonë e më shumë rezultate. Misioni ynë kombëtar për ta çuar Shqipërinë dhe për ta ulur në tryezën e përbashkët të Evropës është sot në fazën e vet finale. Kjo është një fazë e vështirë, kërkon angazhim të madh, kuptim të drejtë se çfarë na pret. Vetëm PS mund ta kryejë këtë mision kombëtar”, tha Rama.

Rama foli për zhvillimin e qytetit të Dibrës ndër vite e që sot qëndron më mirë se më parë, me një rritje të interesit për investime. Këtu kreu i qeverisë përmendi dhe të mirat që ka sjellë rruga e Arbrit.

“Fatmirësisht, Rruga e Arbrit tani nuk është më as premtim, është vepër që i takon mandatit që lamë pas, por ama sot janë frutat e para të rrugës që po fillojnë të dalin e të preken. Pasuria e patundshme e banorëve, trashëgimtarëve të kësaj zone, është rritur në vlerë tokash; metri katror dhe kërkesat për të ndërtuar në Peshkopi dhe në këtë territor, që deri dje ishin minimale, sot janë rritur. Kushtet për të sjellë më shumë investime nga fitimet dhe kursimet e djemve dhe vajzave në emigracion janë më të mira se kurrë. Kam besim që këto vite do të jenë vite të një rilindjeje tjetër të kësaj zone edhe në aspektin e ripërtëritjes sa i përket popullsisë. Një tendencë që ka filluar: në Berat janë regjistruar më shumë kthime sesa largime, tendencë që do të shfaqet edhe këtu. Dibra është shumë afër kryeqytetit, jastëku i gjelbër i kryeqytetit”, tha Rama.

Në mbyllje, Rama foli dhe për akuzat e vazhdueshme që vijnë nga opozita duke i cilësuar si të verbuar nga suksesi i Partisë Socialiste dhe pamundësia për ta mundur.

“Nuk na mundin dot. Kjo gjë i çon në verbëri. I çon në pikën që t’i turren vendit të vet, jo neve. Më ndodh dhe nuk di çfarë të them, ndihem keq pavarësisht se nuk më drejtohet mua. Kur miqtë e huaj më thonë si ka mundësi që vijnë nga Shqipëria njerëz që përfaqësojnë popullin shqiptar dhe nuk lënë gjë pa thënë dhe nuk ndalen së kërkuari nga ne që të bllokojmë Shqipërinë. Ka pasur situata të rënda edhe në Maqedoninë e Veriut, por nuk ka bërë vaki që opozita maqedonase të shkojë në Bruksel, Berlin e Romë dhe të mos lërë shpifje e energji negative pa mbledhur për t’i hedhur në çdo vend ku hapet dera për të dëgjuar se çfarë po thonë”, tha Rama.

Ora 13:24
Dibër/ Rama inspektim në konviktin e ri të shkollës profesionale ‘Nazmi Rushiti’, kapacitet për 120 nxënës

Në këtë kuadër, gjatë vizitës në Dibër, Kryeministri Edi Rama inspektoi konviktin e ri të Shkollës së Mesme Profesionale “Nazmi Rushiti”, një investim i rëndësishëm që rrit cilësinë e jetesës për nxënësit dhe mbështet zhvillimin e arsimit profesional në zonë.

Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani, tha se konvikti i ri ka një kapacitet prej 120 vendesh dhe ofron kushte moderne akomodimi, duke garantuar një balancë të mirë gjinore mes nxënësve.

“Kapaciteti është 120 nxënës, 60 çuna 60 goca. Këtë balancën gjinore e kemi shumë të mire në Dibër, si gjithmonë. Edhe nga 240 nxënësit që janë në shkollë, janë 122 djem dhe 118 vajza. Besoj se është një ndër shkollat e pakta profesionale që e kemi kaq të mirë këtë balancën gjinore.” – u shpreh ajo.

“Kemi krijuar këtë qendër këtu, e cila është e treta pas Tropojës dhe Kukësit për punësimin e të rinjve. I gjithë trajnimi dhe punësimi realizohet online. Aktualisht kemi 15 të rinj që kanë nisur punën prej një muaji dhe synojmë ta zhvillojmë më tej si një innovation hub për startup-et e vogla,” u shpreh Manjani.

Në vijim, Kryeministri pa nga afër edhe ambientet e brendshme të konviktit, përfshirë mjediset e gatimit, si dhe hapësirat e shërbimit, dhomat e akomodimit, si dhe ambiente të dedikuara për personelin kujdestar, të pajisura më së miri, me të gjitha kushtet e nevojshme.

Shkolla e Mesme Profesionale “Nazmi Rushiti” ofron një gamë të gjerë profilesh, duke përfshirë ekonomi-biznes, teknologji informacioni dhe komunikimi, hoteleri-turizëm dhe gjeologji-miniera. Ajo bashkëpunon me 36 biznese dhe rreth 95% e nxënësve zhvillojnë praktikat profesionale pranë tyre, duke forcuar lidhjen mes arsimit dhe tregut të punës. Gjatë vizitës, Kryeministri Rama u interesua edhe për përfundimin e konvikteve të tjera në zonë, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të investimeve për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve në arsimin profesional.

Ora 11:31
‘Kemi rritur mbështetjen për fermerët dhe me kredi’, Rama: Kryebashkiakët po nuk bënë 10 agroturizëm me Paketën e Maleve, nuk kandidojnë më

Kryeministri Edi Rama tha se mbështetja për zhvillimin e sipërmarrjeve të fermerëve është rritur dhe me marrëveshjen që do të nënshkruhet së shpejti me bankat dhe Bankën e Shqipërisë për kreditë me interes të ulët.

Ndër të tjera Rama iu drejtua dhe kryebashkiakëve, i cili tha se nëpërmjet Paketës së Maleve duhet të ngrejnë 10 agroturizëm dhe 3 shoqëri të bashkuara, ose në të kundërt, nuk kanë për të kandiduar më.

“Nuk është më problemi te paratë, është te projekti dhe aplikimi. E kemi rritur mbështetjen dhe për pak ditë, do të firmosim dhe marrëveshjen me bankat e Bankën e Shqipërisë dhe do të vendosim në dispozicion të gjithë atyre që duan të dyfishojnë sipërmarrjen një linjë kredie me interes të ulët dhe me garanci jashtë shteti. Askush nuk ka ë alibi, as kryetarët e bashkive. U kam dhënë kryetarëve të bashkive, por nuk bëtë 10 agroturizma me Paketën e Maleve dhe 3 shoqëri të bashkuara, as mos pretendoni të kandidoni më. Nuk janë bashkitë, vetëm shtro rrugë, vendos drita e pastro plehra. Bashkitë duhet të jenë aleatë të fermerëve”, tha Rama.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/04/2026 04:53

    Keshtu ideja e kooperativave te Xhaxhit doli qe nuk ishte dhe aq e keqe.I vetmi ndryshim eshte qe te mirat e fitimit atehere i kalonin shtetit,fshati nuk i ndjente fare.Tani do ju kalojne direkt fshatareve.Bashkoni shitjet,por dhe mendjet,ndoshta dhe te ardhurat,qe sot vetem shisni prodhim,neser mund te shisni nenprodukte te perpunuara e te prodhuara po vete ne punishte me pajisje qe do t'i blini po vete.

    Përgjigju
  • Koperativat e PPSH-se: 25/04/2026 16:59

    Po po beji koperativat direkt! Pastaj kerkoi fshatareve te dorezojne dhe lopet pa kundershperblim! Beje sic babai jot biologjik Enver Hoxha! Pthu kelysh komunisti!

    Përgjigju
  • Jani: 25/04/2026 12:34

    Cne ky ke qyryket e Dibres apo dhe vete eshte be kalu qyrykut

    Përgjigju
  • xxx: 25/04/2026 11:47

    kukes diber e mat treg i garantuar po te jene nje bashki e madhe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 25 Prill, 21:24

    A duhet që seancat në GJKKO të transmetohen live për publikun?