Investimet, përzgjidhen 12 projekte
rrugësh me vlerë 858 mln euro

Me asistencën teknike të Bankës Botërore, qeveria shqiptare ka përzgjedhur 12 projektet rrugore me prioritet për ekonominë e vendit, të cilat kanë një kosto financimi prej 858 milionë eurosh me një zgjatje realizimi deri në vitin 2020. Nga këto fonde, 128 milionë euro janë planifikuar për mirëmbajtjen, ndërsa pjesa tjetër e fondit në fjalë planifikohet për ndërtim.
Rrugët që mendohet të financohen lidhen më disa segmente në autostradën e Kombit, korridorin Adriatiko-Jonian dhe Korridorin 8. Projektet synojnë lidhjen e Portit të Durrësit me qytetin e Nishit në Serbi, nyje e rëndësishme transporti për pjesë të tjera të Evropës. Në shërbim të këtij korridori rrugor, do të ndërtohen dhe do të përfshihen në rikonstruksion segmenti Milot–Rrëshen, i cili aktualisht është më vetëm dy korsi, kur pjesa tjetër e Rrugës së Kombit është me katër korsi.

Po kështu, parashikohet të ndërtohet segmenti nga Thumana në Kashar, që gjithashtu ka mbetur me vetëm dy korsi, përballë një fluksi të madh trafiku. Gjithashtu, objektet që duhen ndërtuar medoemos janë edhe një urë dhe një tunel në Rrugën e Kombit.
Si pjesë e korridorit Adriatiko-Jonian, projekt prioritare për katër vitet në vijim janë shpallur edhe by-pass-i i Tepelenës dhe zgjerimi i rrugës Milot-Shkodër. Në 12 projektet prioritare janë përfshirë edhe by-pass-et e Tiranës dhe Lezhës dhe rindërtimi i një ure mbi lumin e Vlorës.  By-pass-i i Elbasanit është një tjetër prioritet, si pjesë e korridorit 8. Investime nga e para janë planifikuar gjithashtu për segmentin Korçë-Kapshticë dhe Elbasan–Qafë Thanë.

Ende nuk është përcaktuar shuma se sa do të kontribuojë buxheti i shtetit dhe sa donatorët në ndërtimin e segmentëve të sipërpërmendur. Kurse për mirëmbajtjen do të harxhohen 128 milionë euro deri më 2020-ën, nga të cilat 62.5 milionë euro do të vihen në dispozicion nga buxheti i shtetit dhe 65.9 milionë euro nga Banka Botërore.
 

Redaksia online
a.n shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)

Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)