Investimet/ Projektet e pakërkuara, hiqet bonusi nga korriku 2019

Investimet/ Projektet e pakërkuara, hiqet bonusi nga korriku 2019

Vendimet e qeverisë për projektet e pakërkuara në vite

Pas kërkesave të përësëritura të ndërkombëtarëve, qeveria po “lëshon pe’” në drejtim të heqjes së lehtësimeve për propozimet e pakërkuara prej saj, që vijnë nga subjekte private, për të dhënë koncesione të ndryshme. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi dje në Komisionin parlamentar të Ekonomisë se nga korriku 2019 nuk do të jepet më bonus për propozime të pakërkuara, por prokurimet do të vijojnë me tendera normal.

Deri tani, propozime të shumta të pakërkuara janë vlerësuar me 8-10% të pikëve në një garë, që zakonisht e fitonte ai që sillte propozimin. Këtë e përforcoi edhe qeveria Rama, duke sanksionuar me VKM nr. 313, datë 27.4.2016, “Në rast pranimi të një propozimi të pakërkuar, propozuesit i jepet një bonus për rezultatin tekniko-financiar të arritur gjatë procedurës konkurruese deri në një maksimum prej 10% të pikëve totale të garës”.

Kërkesa e FMN, BB dhe BERZH ka qenë e vazhdueshme ndaj qeverisë shqiptare: duhet hequr dorë nga praktika të tilla. Gjithsesi, Ahmetaj e shtyn datën pas zgjedhjeve vendore të 2019-ës, që do të zhvillohen në muajin qershor, duke lënë të kuptohet se deri atëhere do të vijohet me praktikën aktuale, për të mundësuar lançimin e investimeve me financime private, por ku shteti kontribuon nga buxheti i tij.

Në muajin mars të këtij viti, një ditë pasi FMN i kishte kërkuar qeverisë shqiptare eleminimin e praktikës aktuale të dhënies së koncesioneve me propozime të pakërkuara, Arben Ahmetaj deklaroi se po përgatitet një ligj që do të ndërpresë dhënien e koncesioneve të pakërkuara duke filluar nga 2021, vit që përkon me mbylljen e mandatit të kësaj qeverie. Pra, pas zgjedhjeve parlamentare.

Deklarata e sotme afron afatet për këtë ndryshim. Praktika e pranimit të propozimeve të pakërkuara dhe vlerësimi i tyre me favore në tender nuk është e re. Por ka qenë qeveria Berisha ajo, që e rriti me shpejtësi, sidomos, por jo vetëm, me HEC-et vendorë. Në vitet 2010, 2011, 2012 dhe deri në fund të mandatit, janë dhënë jashtëzakonisht shumë bonuse për koncesione me propozim të pakërkuar. Qeveria Rama është treguar shumë e kursyer në dhënien e bonuseve, por, nga ana tjetër, koncesionet e saj kanë qenë shumë më të mëdha në vlerë, duke arritur deri tani në 6.5 miliardë euro, 46% e tyre në energjetikë.

Qeveritë duket se janë treguar në vite shumë bujare në dhënie lejesh për investime private, por që kanë mbetur në letër. Kështu psh, për HEC-in e Skavicës është dhënë tenderi dy herë, në vitin 2005 dhe 2007, nga qeveritë Nano dhe Berisha. Rruga Kukës-Kalimash ishte dhënë më parë me koncesion në vitin 2004, por edhe ky projekt dështoi dhe u realizua me paratë e shtetit. Për autostradën Rrogozhinë-Thumanë është dhënë OK edhe në vitin 2003, edhe në 2004-ën.

Janë dhënë me koncesion, me propozim të pakërkuar, markimi i karburanteve, skanimi i konteinerëve, porte jahtesh, etj. Më 4 tetor, Banka Botërore deklaroi se “mendojmë që përdorimi i propozimeve te pakërkuara është më i lartë se duhet të jetë”. Ndërkohë,jo me larg se dje, edhe misioni i fundit i Fondit Monetar, që vizitoi Tiranan më 6-20 nëntor, vuri n dukje se “këshillojmë nxitjen e një procesi me oferta konkurruese, duke mos pranuar më propozime të pakërkuara për PPP-të (partneritetin publik-privat)”. Kjo, pasi për të huajt, këto praktika favorizojnë korrupsion, me transparencën e munguar të propozimeve që vijnë jashtë planeve që ka qeveria.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 21/11/2018 16:21

    Cfar vepre ka mbetur kur po ndertohen akse pa leverdi ekonomike si Thumane -Kashar dhe Mulit -Balldren , qe kapin 500 milion euro kosto

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë