Investimet publike në fund të vitit 2014 u realizuan në masën 91 %. Sipas burimeve nga ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, përshpejtimi i investimeve vlerësohet të ketë ardhur pas rishikimit te buxhetit, kur financimet e projekteve që po hasnin vështirësi për t'u realizuar shkuan për investime në sektorët e shëndetësisë, arsimit, dhe tek ministria e Mirëqenies Sociale.

Ky vendim, sipas burimeve nga ministria e Ekonomisë, bëri të mundur që investimet të realizohen në mënyrë të kënaqshme. Investimet që ndikojnë më shpejt në ekonomi vlerësohet të jenë ato në infrastrukturën rrugore. Këtë vit, qeveria ka parashikuar që investimet publike të jenë sa 5% e buxhetit. /ATSH/