Investimet/ Ja 50 subjektet, të cilat kanë marrë më shumë tendera nga bashkitë

Investimet/ Ja 50 subjektet, të cilat kanë marrë më shumë tendera nga bashkitë

Foto ilustruese

Open Data Albania po hulumton mbi Renditjen e Bizneseve Kontraktore me Njësi të Qeverisjes Vendore, sipas vlerës së kontratave të fituara në prokurime publike. Në harkun kohor korrik 2015 - korrik 2018, operatorët apo bizneset me vlerë më të lartë të kontratave të fituara në tenderime nga bashkitë janë operatorët: FUSHA shpk; G. P. G COMPANY SHPK; SALILLARI SHPK; ALKO-IMPEX GENERAL Constuction shpk; Vëllezrit Hysa shpk, Victoria Invest shpk  etj. 

Renditja kryesohet nga Fusha sh.p.k, një shoqëri, e cila, në tenderat ku ka konkurruar si e vetme dhe jo në bashkim operatorësh me një shoqëri tjetër, shënon 36 raste (kontrata fillestare dhe shtesa) ku është njoftuar fituese. Vlera totale e ofertave të saj, si oferta të shpallura fituese, është 3 miliardë e 782 milionë lekë. Kontratat e saj kjo shoqëri biznesi i ka fituar në tenderime në tri Bashki të ndryshme. Konkretisht, me bashkinë Vorë janë gjashtë kontrata; me Bashkinë Tiranë janë njëzet e tetë kontrata dhe Bashkinë Roskovec dy kontrata.

Fusha sh.p.k shfaqet e suksesshme edhe në rastet kur ka konkurruar si bashkim operatorësh me subjekte të tjera. Ajo ka bashkëpunuar dhe fituar tendera në bashkëpunim me të paktën dhjetë shoqëri të tjera biznesi. Subjekte biznesi që kanë funksionuar si operatorë (ofertues) në bashkëpunim me shoqërinë Fusha shpk janë: Alba Konstruction shpk; Gjoka Konstruction; ED Konstruksion; Hastoci Shpk; Besta shpk; Everest Shpk; Colombo shpk; Totila; ArkonStudion; Green Farm. 

Vendi i dytë pasohet në renditje nga shoqëria G.P.G Company shpk. Kjo shoqëri ka 22 kontrata ku është njoftuar fituese (pa bashkim operatorësh apo bashkëpunim me shoqëri të tjera) me një vlerë kontrate (oferte) pa TVSH prej 1 miliard e 769 milionë lekë. Numri i bashkive ku G.P.G Company ka fituar kontrata është 14: Kukës; Mirditë; Tiranë; Kavajë; Peqin; Korçë; Tepelenë; Libohovë; Delvinë; Finiq dhe Konispol. Shoqëria ka fituar edhe kontrata të tjera si pjesë e bashkimit të operatorëve. 

Salillari është numri tre në renditjen “Big” sipas vlerave të kontratave të fituara tenderime me Bashki. Kjo shoqëri ka fituar si subjekt pa bashkëpunime me subjekte ekonomike të tjera një numër prej 19 kontratash, të cilat kanë vlerë pa TVSH prej 1 miliard e 570 milionë lekë. Subjekti ka kontrata të fituara me tetë bashki: Bashkia Vorë katër kontrata; Bashkia Tiranë gjashtë kontrata; Bashkia Rrogozhinë një kontratë; Bashkia Maliq një kontratë; Bashkia Fier një; Bashkia Kuçovë një kontratë dhe Bashkia Himarë dy kontrata. Shoqëria Salillari ka fituar kontrata edhe në bashkëpunim me subjekte të tjera ekonomike duke konkurruar me një ofertë te vetme si një operator i caktuar.

Shoqëria që mban vendin e katërt është ALKO-IMPEX General Construction me një vlerë kontratash pa TVSH prej 1 miliard e 458 milionë lekë. Kjo shoqëri ka 25 kontrata me shtatë bashki të ndryshme. Në vendin e pestë renditet shoqëria Vëllezrit Hysa me një vlerë kontratash pa TVSH prej 1 miliard e 340 milionë lekë. Këto kontrata janë lidhur me tetë njësi të ndryshme të qeverisjes vendore. 

Operatorët Ekonomikë sipas vlerave të kontratave të fituara në Tendera Bashki, korrik 2015 - korrik 2018    

 Operatorët          Vlera e Kontratave Lekë 
     
FUSHA SHPK             3,617,778,081
G P G  COMPANY SHPK    1,768,751,890
SALILLARI SHPK        1,514,099,360
ALKO-IMPEX General Construcion SHPK    1,344,006,909
Vellezerit Hysa         1,308,455,670
Victoria Invest SHPK    1,006,519,242
AGBES CONSTRUKSION    813,489,803
4 A -M SHPK    677,690,529
KORSEL SHPK    674,626,719
ALBA KONSTRUKSION    671,789,609
ULEZA NDERTIMI SHPK    662,219,659
JUNIK SHPK    633,136,538
GLOBAL SECURITY SHPK - BRECANI R O S P  SHPK - EUROGJICI-SECURITY SHPK - PORT CONSTRUCTION SHPK    568,251,779
BOSHNJAKU B    557,197,669
Shpresa-Al SHPK    555,702,519
BE-IS SHPK    533,042,957
 Korsel  shpk    Brai Cata  srl    510,356,030
Ante-Group GJIKURIA    506,696,943
HASTOCI SHPK    479,077,399
SHKELQIMI 07 SHPK    472,371,374
EVEREST SHPK FUSHA SHPK    451,529,540
Konstruksion 93 SHPK Ndregjoni SHPK    449,905,607
T T A ALBA LAM SHPK    443,221,336
Arifaj SHPK    441,170,041
G P G CPMPANY SHPk AD-STAR SHPK    426,126,972
GECI SHPK    419,103,267
Kthella SHPK    416,150,444
SHENDELLI SHPK    408,597,596
ALB-STAR    403,201,188
EVEREST SHPK    388,144,206
ALBGARDEN SHPK    387,708,649
BE-IS SHPK Agi Kons SHPK    373,951,184
BAJRAMI N SHPK    365,811,211
ZDRAVO    360,830,948
GJIKURIA SHPK    357,823,390
S I R E T A 2F    356,858,591
A L   ASFALT SHPK   EURONDERTIMI 2000 SHPK    352,009,364
CURRI SHPK    346,108,345
STERKAJ SHPK    343,249,377
2 T SHPK    342,756,065
COMPANY RIVIERA 2008 SHPK    340,747,682
EVEREST SHPK   KRONOS KONSTRUKSION    326,761,485
A L-ASFALT    314,596,251
BEAN SHPK   BELADI SHPK    310,912,196
Bami SHPK-A N K SHPK    303,711,060
SHPRESA SHPK    300,268,286
POWER INDUSTRIES    298,095,670
BAJRAMI N SHPK - FUSHA SHPK    279,457,740
BEAN SHPK   PIENVIS SHPK   BE-IS SHPK    275,481,211
EGLAND SHPK    275,058,344

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë