Inxhinieria ‘mund’ mjekësinë! Maturantët zgjedhin arsimin profesional! Rriten aplikuesit në degët bujqësore dhe mësuesi

Studentët të cilët futen për herë të parë në auditor në 17 tetor po përzgjedhin 10 preferencat e tyre për programet e studimit. Ndryshe nga vitet e kalura, dhe ndoshta për herë të parë, interesi për mjeksinë dhe juridikun ka rënë, duke ia lënë vendin e parë degës së inxhinierisë. Vitin e kaluar ishte mjekësia dega për të cilën studentët ishin edhe më të interesuar, nisur edhe nga kërkesa e tregut të punësimit jashtë Shqipërisë, kryesisht në Gjermani.

“Inxhinieria ka kaluar në vend të parë , plus teknologjitë e informacionit dhe ato kanë rreth 25.2% të preferencave në total të maturantëve . Në vend të dytë janë shkencat mjekësore dhe infermieria me rreth 23.8% dhe pastaj në radhë të tretë janë programet ekonomike ,shkencat ekonomike ku janë rreth 16%”, tha Arjan Xhelaj.

 Më tej drejtuesi i rrjetit akademik  Arjan Xhelaj për Report Tv tregon se maturantët që zgjedhin arsimin porfesional 2 vjecar janë më të pakët në numër, por ka shumë aplikantë me mesatë mbi 6.5 të interesuar për profesioni, si një mundësi për garanci punësimi.

“Gjithashtu dhe programet 2-vjerçare renditen në vendin e pestë në bazë të kërkesës së maturantëve me  rreth 8.1%, por gjithsesi ngelen në trend për shkakun sepse  mundësitë e punësimit janë më të mira dhe më të shpejta”, tha Arjan Xhelaj.

Ulja e mesatares për degën e mësuesisë dhe ofrimi i bursës për maturantët që kanë mesatare të mirë dhe zgjedhin një nga degët në rrezik mbyllje, ka rritur lehtë numrin e aplikantëve për të vazhduar studimet pranë Fakultetit të Edukimit dhe degëve të Universitetit Bujqësor.

“Mësuesia është stabël, ka një rritje të lehtë këtë vit për shkak të uljes së mesatares hyrëse së paku pë bachelor. Universiteti bujqësor është pak a shumë në ritmin që ka qenë dhe vitet e kaluara , ka një rritje fare të lehtë në aplikime këtë vit, por ngelet për t’u parë kur fillon procesi i regjistrimit”, tha Arjan Xhelaj.

Më 31 gusht shpallen fituesit e raudit ë pare të aplikimit për në Universitet, I cili ka ka 7 faza 48 orëshe dhe regjistrimi nis më 2 shtator. Më pas procesi pasohet me 2 raunde të tjera në datat 22-24 shtator dhe raundi i tretë në 19-21 tetor.

A.M./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria shtyn zbatimin e fashës 800 kWh për çmimin e energjisë, mendoni se është zgjidhja e duhur?



×

Lajmi i fundit

PD vijon denoncimet për Bashkinë e Vaut të Dejës: Vjedhje spektakolare me likuidime projektesh të patenderuara, objekte shëndetësore dhe arsimore

PD vijon denoncimet për Bashkinë e Vaut të Dejës: Vjedhje spektakolare me likuidime projektesh të patenderuara, objekte shëndetësore dhe arsimore