''Është e qartë që pa Champions League ky nuk është një sezon i bukur për Milanin, por unë shpresoj të rikthehemi sa më shpejt të jetë e mundur'', kjo është dëshira e tranjerit të Milanit, Filippo Inzaghi.

"Sekreti ynë duhet të jetë që të mendojmë për çdo ditë, pa objektiva afatgjata dhe afatmesme. E kemi nisur mirë, por ende nuk kemi bërë asgjë", ka shtuar Inzaghi.

Dje gjatë bisedës me një gazetar, drejtori i përgjithshëm, Adriano Galliani, tha se nuk donte të mbingarkonte trajnerin me presion të tepruar. /ATSH/