Fujifilm ka shpikur një shirit me përmasë shumë të vogël dhe shumë te hollë i cili ngjitet në gisht dhe mbledh ngrohtësinë trupore dhe e kthen në energji.
Pajisja është quajtur konvertuesi termoelektrik, që do të na bëjë të mundur që shumë shpejt ne do të mund të karikojmë smartphone-at tanë thjesht duke përdorur energjinë tonë.
Mund të tingëllojë si skenë e Matriks, por është një shpikje revolucionare, që do të ndryshojë mënyrën tonë të të jetuarit duke përdorur nxehtësinë tonë trupore për të prodhuar energji.
Ky zhvillim mund të sjellë fundin e mënyrës tradicionale të karikimit të baterive me ane te prizave dhe karikuesve elektrikë.
Me ndihmën e paneleve diellore, fuqia e tij rritet dhe mund të karikojë dhe nje lap-top. Përvec faktit që bën të mundur zhvillimin e jetës në standartin high-tech, shpikësit shpresojnë që pajisja të mund të vihet dhe në trupin e pacientëvë duke bërë të mundur karikimin e pajisjeve mjekësore.
Materiali organik polimer është krijuar nga Fujifilm dhe nga Instituti Kombëtar Japonez i Industrisë Shkencore dhe i Teknologjisë së Avancuar.
Ai mund të prodhohet në cdo masë të nevojshme, gjithashtu ai është fleksibël dhe mund të përdoret në cdo pjesë të trupit. Pajisja e re e Fujifilm është prezantuar në konferencën Nanotech 2013 në Tokio ku i prezantohen botës shpikjet më të fundit të teknologjisë.
(e.g/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com