SHBA - Një adoleshente 13-vjeçare në SHBA pësoi djegie të shkallës së dytë pasi telefoni iPhone 5C mori flakë ndërsa e kishte në xhepin e pasëm. Incidenti ndodhi në shkollën 'Kennebunk Middle' gjatë orës së mësimi.
Adoleshentja e kishte telefonin në xhep momentin kur filloi të digjej vetë. Ajo pësoi djegie në pjesën e pasme të kofshës dhe u detyrua të hiqte pantallonat për ti shpëtuar djegies të një shkalle më të rëndë.
"Ajo e dinte që diçka nuk shkonte dhe se pantallonat e saj kishin marrë flakë nga telefoni iPhone. Vajzat e tjera të klasës e ndihmuan të hiqte pantallonat kurse djemtë dolën nga klasa", thotë një prej mësuesve të shkollës.
13-vjeçarja e kishte blerë telefonin iPhone 5C dy muaj para se të ndodhte ky incident. Nuk dihet se kush ishte shkaku që telefoni filloi të merrte flakë aq papritur.

(Foto: Telefoni iPhone 5C pas djegies)
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com