Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç gëzon mbështetjen e më shumë se gjysmë milioni personash më tepër krahasuar me partinë që ai përfaqëson, Partinë Progresive Serbe (SNS), doli sot pas sondazhit të publikuar nga kompania Ipsos.
Shefi i sondazheve të kësaj kompanie, Marko Uljareviç i tha gazetës së përditshme serbe ”Blic” se nga muaji maj deri në shtator kryeministri serb, njëkohësisht edhe kryetari i SNS-së, ka një rritje të ndjeshme të popullaritetit, sidomos mes të rinjve dhe të arsimuarve.
”SNS gëzon mbështetjen e 52 për qind të qytetarëve me të drejtë vote, Partia Socialiste Serbe gëzon mbështetjen e 10 për qind të njerëzve, ndërkohë që Partia Demokratike dhe lëvizja ‘Dveri’ arrijnë deri në pesë për qind”, tha Ipsos-i.
”Partitë e tjera, përfshirë ato të minoriteteve, nuk kalojnë pragun parlamentar me përqindjet që kanë”, shtoi kompania.
/Shqiptarja.com