IRAK – 36 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur është bilanci i 5 shpërthimeve të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit në Bagdad.
 
Nga dy sulme me bombë që shpërthyen mbrëmjen e kaluar 19 persona janë vrarë dhe 43 të tjerë janë plagosur.
 
Raportet policore bënë të ditur se sulmi ka ndodhur në një zonë të njohur në Bagdadin lindor në sheshin Maysaloun.
 
Më herët, gjatë ditës së djeshme tre bomba lanë të vdekur 17 persona në një vend tjetër, në po të njëjtin qytet.
 
Shpërthimet erdhën pasi sekretari amerikan John Kerry mbërriti në kryeqytetin iraken për të mbështetur qeverinë e kryeministrit të sapozgjedhur Haider Al Abad, në luftë kundër shtetit islamik si dhe inkurajimin e reformave politike.
 
Iraku formoi këtë javë qeverinë e re për t’u përballur me kërcënimin në rritje të shtetit islamik që tashmë kontrollon pjesë të mëdha të Irakut.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)