IRAK - Forcat Irakene kanë sulmuar forcat ekstremiste të shtetit islamik të Irakut dhe Levantit në 16 fshatra në lindje të kryeqytetit Bagdad, duke vënë pothuaj të gjithë provincën Diyala nën kontrollin e tyre. Ministria e Mbrojtjes së Irakut tha se ushtarët e saj kanë rimarrë 16 fshatra në Himren Dam, Al-Siddour, Al-Shohani dhe El-Sufra.
 
Sipas deklaratës, mbi 100 militantë janë vrarë në luftime duke shkatërruar edhe 25 makina të forcave ekstremiste. Pamjet e publikuara nga ministria irakene tregojnë zonat e çliruara nga forcat e ISIS në verilindje të Bakubas, rreth 65 km në lindje të Bagdadit.
 
Një ushtar i përfshirë në operacionet ushtarake tha se trupat irakene kanë kanë nisur sulmet në zonat e çliruara të Diyalës duke shpresuar që pjesa tjetër të vihet nën kontroll deri të shtunën, në festën e Bajramit.
 
Të enjten e kaluar, forcat irakene rivunë kontrollin në një zonë të provincës Anbar, ndërsa luftimet po vazhdojnë në një zonë tjetër po në këtë rajon, ku kryengritësit islamikë kanë rrethuar 2 kampe të ushtrisë gjatë javës së kaluar.
 
Luftëtarët e shtetit islamik, të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të zonave bujqësore dhe ato me naftë në krahinat lindore të Sirisë, janë shqetësuar së fundmi pas sulmeve ajrore të udhëhequra nga SHBA.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)