ERBIL (Irak), 12 shtator /ATSH-AFP/ - Presidenti francez, François Hollande, garantoi sot se livrimi i armëve i kryer nga Franca për luftëtarët kurdë që luftojnë kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik në veri të Irakut ishte vendimtare për të kthyer raportin e forcave.
"Vendosa të përdor mjetet e nevojshme, konstatoj se i keni përdorur në mënyrën më të mirë. Këto livrime ishin vendimtare në raportin e forcave", deklaroi Hollande gjatë një konference për shtyp në Erbil bashkë me presidentin e rajonit autonom të Kurdistanit irakian, Massoud Barzani.
"Gjatë javëve të fundit, Franca ka livruar disa herë armë për kurdët irakianë", sipas burimeve franceze. François Hollande shprehu gjithashtu edhe admirim për luftëtarët kurdë për rezistencën dhe përparimin që po bëjnë.
"Do të kalojmë në një stad tjetër. Tashmë është krijuar një aleancë dhe për të koordinuar përpjekjet e vendeve do të zhvillohet një konferencë kundër ISIS-it në Paris dhe një delegacion kurd do të jetë i pranishëm gjithashtu", vazhdoi Hollande./
/G.S/ a.jor.












