Presidenti i Irakut Fuad Masum i ka kërkuar zëvendëskryetarit të parlamentit Haider Al-Abadi të formojë qeverinë e re. Ky i fundit është emëruar kryeministër nga partia SHIA, në vend të Nouri Al Maliki, i cili rezultoi fitues në zgjedhje.
 
Por Maliki shprehet i vendosur për një mandat të tretë. Ai ka qenë kryeministër që nga viti 2006, por Parlamenti nuk ra dakord për t’i dhënë atij një mandat të tretë.
 
Ai i është drejtuar me një ankesë Gjykatës Kushtetuese në të cilën akuzon drejtpërdrejtë presidentin Fuad Masum se ka shkelur Kushtetutën, pasi ka kaluar afati kohor për anulimin e vendimit të parlamentit që nuk e mandaton atë kryeministër.
 
Ndërkohë, Gjykata e Lartë e Irakut ka nxjerrë një vendim në të cilën presidenti Masum duhet të ftojë Malikin të formojë qeverinë. Por, Masum, jo vetëm që nuk ftoi Malikin, por i ka kërkuar nënkryetarit të parlamentit, Haider Al-Abadit të formojë qeverinë e re.
 
Presidenti Fouad Massoum tha në një fjalim televiziv se ai shpreson se Z. Abadi do të ketë sukses në formimin e një qeverie që do të "mbrojë popullin irakian". Aktualisht Maliki po përballet me thirrje për të dhënë dorëheqjen, në mes të kryengritjes xhihadiste ne veri. Por, përveç popullit të tij, Maliki ka humbur edhe mbështetjen e SHBA-ve. Sot, sekretari amerikan i Shtetit John Kerry i bëri thirrje atij të mos rrisë tensionet dhe të mos përdorë forcën.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)