BAKUBA (Irak), 28 shtator /ATSH-AFP/ - Ushtria irakiane, e mbështetur nga milicitë shiite, arrit dje të riamrrë nga xhihadistët një digë në verilindje të Bagdadit pas shumë ditësh luftime që kanë bërë me dhjetra të vdekur, sipas burimeve të sigurisë.
Këto luftime mes xhihadistëve të grupit të Shtetit Islamik dhe forcave proqeveritare u zhvilluan rreth Mukdadijah, në provincën Dijala, rreth 90 kilometra larg Bagdadit.
"Aktualisht kemi kirejtësisht nën kontroll digën", njoftoi kundërkoloneli i ushtrisë, duke shtuar se luftimet e djeshme përfunduan me vdekjen e shtatë xhihadistëve.
Milicitë shiite si ato të Badr, Assaib Ahl al Haq dhe Saraya al Salam morrën pjesë në luftime në krahun e ushtrisë për rimarrjen e digës.
Xhihadistët e Shtetit Islamik kishin marrë për disa ditë digën e Mosulit, më e madhja në Irak, para se të riperrej nga forcat irakiane dhe kurde nën mbështetjen e sulmeve ajrore./
/G.S/