BAGDAD, 1 dhjetor /ATSH-AFP/ - Të paktën 16 roja kufitare u vranë sot në perëndim të Irakut nga xhihadistët e Shtetit Islamik, njoftoi një zyrtar i lartë lokal.
"Të paktën 16 roja kufitare, prej të cilëve një oficer, u vranë dhe katër të tjerë u plagosën pas një sulmi kundër selisë së tyre në Al Walid, në kufirin sirian", theksoi Faleh al-Issawi, zëvendësshefi i këshillit të provincës Al Anbar.
Pika kufitare në Al Walid është një prej më të izoluarave në Irak, në perëndim të Al Anbar, një provincë kufi me Sirinë, Jordaninë dhe Arabinë Saudite.
Kjo provincë është pothuajse nën kontrollin e Shtetit Islamik./
/ec/ a.jor.










