E pabesueshme ajo që ndodhi në Katar në konferencën për shtyp pas eliminimit të Irakut në fazën e 16-të të Kupës së Azisë nga Jordania. Edhe pse Iraku kaloi i pari në avantazh, jordanezët i përmbysën 2-3 pas shtesës.
Disa gazetarë irakianë, siç shihet në një video që po bën xhiron në rrjet, sulmuan trajnerin e Irakut, Jesus Casas. Ndërhyrja e sigurisë ishte e nevojshme për të shmangur përkeqësimin e gjërave. Shumë media irakene e kanë kritikuar Casas se ka dhënë shumë intervista si trajner gjatë këtij kompeticioni dhe se kjo ishte pjesërisht arsyeja e humbjes së një prej kombëtareve më të vlerësuara se mund të fitonin trofeun.
Federata irakiane e Futbollit lëshoi një deklaratë duke shprehur "zhgënjimin e saj të madh" për "një skenë që është më e dhimbshme se dalja e pamerituar e ekipit nga turneu".
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
“Denoncojmë sjelljen e urrejtjes ndaj trajnerit”, nënvizon federata, e cila merr përsipër “të mos merret me këto media që përpiqen të mbjellin kaos”.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)