Kryeministri irakian, Haidar al-Abadi përshëndeti sot planin e veprimit të njoftuar nga presidenti amerikan, Barack Obama për të ndihmuar trupat irakiane të luftojnë kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik (EI).

"Iraku e mirëpret strategjinë e presidentit amerikan, Obama përsa i përket mbështetjes për vendin tonë në luftën kundër Shtetit Islamik dhe grupeve terroriste", theksoi Abadi në një komunikatë.

Presidenti amerikan, Barack Obama u shpreh i gatshëm për të goditur xhihadistët e Shtetit Islamik në Siri dhe për të vazhduar sulmet amerikane të ndërmarra në Irak që prej një muaji. Deri tani SHBA-ja ka kryer mbi 150 sulme ajrore kundër militantëve në Irak, gjithashtu ka dërguar armë për forcat irakiane dhe kurde në luftën e tyre kundër ISIS./ATSH/