/ATSH-AFP/ - Lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Khamenei, dënoi sot ashpër sulmet e kryera nga koalicioni arab drejtuar nga Arabia Saudite kundër rebelëve në Jemen dhe kërkoi ndërprerjen e akteve kriminale.
"Ky veprim në rajon është i papranueshëm", deklaroi numri një iranian në adresë të qeverisë saudite, sipas deklaratave të publikuara në faqen zyrtare të zyrës së tij.
"Ata duhet të ndërpresin aktet kriminale në Jemen (...) Qeveria saudite duhet të ndërpresë sa më shpejt krimet katastrofike", shtoi ai.
/Shqiptarja.com