IRAN - Irani ka dërguar një majmun të gjallë në hapësirë. Ndërkohë perëndimorët janë shprehur të shqetësuar në lidhje me programin bërthamor të saj.
Zyrtarët iranianë deklaruan se kanë dërguar me sukses një kapsulë më një majmun të gjallë në hapësirë. Raketa Pishgam, që mbante kapsulën arriti një lartësi prej më shumë se 120 kilometra. Kanali shtetëror televiziv ka transmetuar pamje të nisjes së majmunit.
Vendet perëndimore kanë shprehur shqetësimin, se programi hapësinor i Iranit do përdoret për të zhvilluar raketa me rreze të gjatë, të cilat mund të përdoren për të mbajtur mbushje bërthamore.
Ndërkohë Irani e mohon faktin se po zhvillon armë bërthamore dhe insiston se programi nuklear është për qëllime paqësore.Pat Norris, një ekspert i teknologjisë, tha se lajmi se Irani ka dërguar një majmun në hapësirë nuk është ndonjë zhvillim i rëndësishëm sa i përket arritjeve të deritanishme të Iranit.
“Interesant është fakti se majmuni është kthyer në tokë pa plagë, çka tregon se procesi i shpejtimit dhe ngadalësimit të raketës nuk ka qenë shumë i rëndë”, - ka theksuar Norris. Në 2010, Irani ka dërguar me sukses në hapësirë një mi, një breshkë dhe krimba, por përpjekjet për të dërguar një majmun në raketë dështuan në vitin 2011.
Presidenti Mahmud Ahmadinexhad ka shpallur në vitin 2010 se brenda vitit 2019, Irani do të dërgojë edhe njerëz në hapësirë. Një satelit i prodhuar në Iran është dërguar në orbitë për herë të parë në vitin 2009.
/Shqiptarja.com