TEHERAN- Irani është gati të lejojë Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) që të hyjë në bazën e Marivanit, një zonë e dyshuar se ka eksperimentuar eklspozivë bërthamorë, njoftoi sot një përgjegjës i programit bërthamor iranian.
Kjo deklaratë vjen në një moment kur bisedimet mes fuqive të mëdha dhe Iranit në Vjenë kanë hyrnë në rrugën e duhur, dy palët përpiqen të arrijnë një marrëveshje përfudnimtare mbi bërthamoren iraniane deri të hënën. Teherani dyshohet, pavarësisht përgënjeshtrimeve, se përpiqet të pajiset me bombën atomike nën mbulojën e programit civil.
Zona e Marivanit, pranë kufirit irakian, është përmendur në një raport kritik mbi mundësinë e dimensionit ushtarak të programit bërthamor të Teheranit, të publikuar në nëntor 2011 nga IAEA-ja.
Xhandari bërthamor i OKB-së përmendte në këtë raport, bazuar në infrmacionet e një shteti anëtar që nuk citohet, të dhëna shqetësuese për eksperimente në shkallë të gjerë të mbi ekzplozivë bërthamorë.
Përveç Marivanit, ekpsertët e IAEA-së interesohen edhe për bazën ushtarake të Parçinit, një zonë ku dyshohet gjithashtu se janë zhvilluar teste bërthamore. Për bazën e dytë autoritetet iraniane e kanë refuzuar aksesin./ATSH/
/Shqiptarja.com