Tre djem të udhëheqësit të vrarë iranian, Ajatollah Ali Khamenei, u lutën pranë arkivolit të tij dhe të 4 anëtarëve të tjerë të familjes të dielën, por Mojtaba, djali që e ka pasuar atë si udhëheqës suprem i Iranit nuk u shfaq.
Televizioni shtetëror tregoi Mostafa-n, Meysam-in dhe Masoud Khamenein duke u lutur para trupave të pajetë.
Pas një dite qëndrimi në ambiente të mbyllura për t'u vizituar nga udhëheqës të lartë iranianë dhe zyrtarë të huaj, arkivoli i Khameneit u ekspozua dje nën xham, së bashku me ato të vajzës, dhëndrit, nuses dhe mbesës së tij 14-muajshe.
Ende nuk është bërë asnjë pamje publike apo imazh i Mojtabës, i cili thuhet se është plagosur në sulmin që vrau të atin dhe anëtarët e tjerë të familjes më 28 shkurt, kur Izraeli dhe SHBA-të bombarduan objektiva iraniane në fillim të luftës.
I pranishëm në ceremoni sot ishte presidenti iranian Masoud Pezeshkian dhe Kryetari i Parlamentit Mohammad Baqer Qalibaf.
Masoud Khamenei u pa duke qarë dhe duke fshirë lotët me shallin me kuadrate, që është simbol në Iran i idealeve revolucionare militante dhe solidaritetit me palestinezët - ndërsa një imam lexoi lutjet e funeralit. Pritshmëritë janë për mbi 20 milionë pjesëmarrës.
Turma iranianësh të cilat vajtuan ish-liderin Suprem kanë mbushur vendin ku po mbahet ceremonia, madje edhe gjatë natës. Rrjeti hekurudhor iranian i metrosë tha se kishte regjistruar 7 milionë pasagjerë në pak orë.
Trupi i Khameneit do të dërgohet në disa vende të shenjt dhe më pas do të kthehet në Teheran të enjten për një tjetër procesion në Mashhad, për t'u varrosur pranë varrit të një tjetër imamit mesjetar shiit.
Foto: Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mund të vizitojë Uashingtonin të hënën,13 korrik, për një takim me Presidentin Donald Trump, raporton CNN, duke cituar një burim izraelit.
Të dy udhëheqësit pritet të diskutojnë për Iranin dhe një marrëveshje të re sigurie midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara. Marrëveshja aktuale skadon në vitin 2028.
Normalizimi i marrëdhënieve midis Izraelit dhe Arabisë Saudite pritet gjithashtu të jetë në axhendë. Trump dhe Netanyahu nuk janë takuar personalisht që nga para luftës me Iranin.

Një klerik shiit, Naser Makarem Shirazi, deklaroi gjatë funeralit të Ali Khameneit në Teheran se ata që janë përgjegjës për vdekjen e ish-Udhëheqësit Suprem të Iranit nuk do t'i shpëtojnë asaj që ai e quajti "ndëshkim hyjnor dhe ndëshkim i drejtë".
Shirazi më pas deklaroi se iranianët nuk duhet të mendojnë se lufta ka mbaruar, duke shtuar se lufta kundër "frontit të arrogancës" vazhdon.
Komente








