/ATSH-AFP/ - Irani, Iraku dhe Siria do të takohen javën e ardhshme në Bagdad për riforcimin e bashkëpunimit të tyre kundër Organizatës së Shtetit Islamik, deklaruan zyrtarët iranianë dhe sirianë, cituar sot nga media.
Zyrtarët e tre vendeve do të zhvillojë javën e ardhshme një takim në Bagdad për riforcimin e bashkëpunimit të tyre në luftën kundër terrorizmit", deklaroi Ali Akbar Velayati, këshilltar i liderit suprem për çështjet ndërkombëtare pas një takimi me ministrin sirian të Brendshëm, Mohammad al-Chaar, i cili zhvilloi një vizitë në Teheran, sipas televizionit shtetëror.
"Irani ka marrëdhënie vëllazërore dhe historike me dy vendet (Irakun dhe Sirinë). Javën e ardhshme ne do të dëshmojmë një zhvillim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes tre vendeve", shtoi ai.
Cituar nga e përditshmja siriane "al-Watan", e afërt me pushtetin, Chaar konfirmoi se ky takim do të ketë për qëllim diskutimet për mekanizmat e bashkëpunimit dhe koordinimit strategjik për të luftuar terrorizmin.
/Shqiptarja.com