Irani “vesh” Michelle Obamën
Agjencia iraniane Fars ka “ndryshuar” veshjen e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar.
Agjencia iraniane Fars ka “ndryshuar” veshjen e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar.
Fars, me anë të programit kompjuterik Photoshop, i ka shtuar material fustanit të saj, duke e bërë pa dekolte.
Fustani, pa mëngë dhe me ngjyrë argjendi nga dizajnuesi Naeem Khan, është lavdëruar nga shtypi i modës në SHBA.
Agjencia iraniane Fars, ndërkaq, ka ngritur dekoltenë dhe i ka shtuar mëngët.
Agjencia e lajmeve, e cila është e lidhur me Trupat e Gardës Revolucionare, ka thënë se ka qenë e pazakontë që Michelle Obama të bëjë publik çmimin e parë, i cili i është ndarë “filmit anti-iranian” ARGO. Tradicionalisht, fituesit shpallen nga aktorët dhe aktoret.
Fars ka kritikuar vazhdimisht ARGO-n, që nga dalja e tij në tetor të vitit të kaluar, për “portretizimin e shëmtuar të jetës në Iran, pas revolucionit të vitit 1979”.
Derisa agjencia nuk ka miratuar veshjen e Michelle Obamës, ajo ka pëlqyer atë të bashkëshortes së regjisorit palestinez, Emad Burnat, filmi i të cilit “Five Broken Cameras” ka qenë filmi i parë dokumentar palestinez, i cili është nominuar për çmimin prestigjioz.
“Pika interesante e ceremonisë Oscar ka qenë prezenca e bashkëshortes së regjisorit palestinez në hixhab islamik”, ka përshkruar Fars mënyrën se si është veshur gruaja e Burnat-it.
Fars, i cili shpesh akuzon aktoret iraniane se nuk respektojnë plotësisht kodin e veshjes në ceremonitë ndërkombëtare të çmimeve, ka thënë se gruaja palestineze mund të jetë model për aktoret e Iranit.
(Veshja gjatë ceremonisë Oscar dhe si e bënë mediat Iraniane)(rel/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
47.5%
-
Jo
48.4%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 9438
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koreja e Veriut teston një raketë gjatë vizitës së Blinkenit në Seul
6 Janar, 09:20
-
Zelensky: Trump të jep besimin se mund t'i japë fund luftës! Ai ka fuqi të ushtrojë presion mbi Putinin
6 Janar, 09:14
-
Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastasi vijon të jetë në gjendje kritike! Prej 3 janarit ndodhet i shtruar në spitalin 'Ungjillëzimi' të Athinës
6 Janar, 09:10
-
Japoni/ Një peshk ton shitet për 1.3 milion dollarë
6 Janar, 08:48
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama mbledh kryesinë e PS-së dhe drejtuesit politikë të qarqeve
6 Janar, 08:44
-
Dita e Ujit të Bekuar, besimtarët ortodoksë kremtojnë sot Shfaqjen e Perëndisë
6 Janar, 08:33
-
Golden Globes 2025/ Filmat ”Emilia Perez” dhe ”The Brutalist” fituesit e mëdhenj! Aktorja Zoe Saldaña aktorja më e mirë
6 Janar, 08:20
-
SHBA/60 milionë amerikanë goditen nga stuhia më e madhe dimërore! Disa shtete deklarojnë gjendjen e emergjencës
6 Janar, 08:09
-
Një moment i favorshëm për të zhvilluar projekte të reja...Çfarë thonë yjet për ju sot
6 Janar, 07:44
-
Afera ‘Partizani’/ Berisha duhet të paraqitet sot në SPAK, mobilizon militantët në protestë! Masa të shtuara të policisë! Paralelisht seanca paraprake në GJKKO
6 Janar, 07:28
-
Mero Baze: Nga “Rrugica e Shpresës”, te Rrugica e SPAK
6 Janar, 07:25
-
Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A
5 Janar, 22:54