Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka shprehur keqardhje që Irani nuk është pajtuar me propozimet e shteteve evropiane për ringjallje të marrëveshjes bërthamore.
Sipas tij, një refuzim i tillë zvogëlon mundësitë për arritje të marrëveshjes “në të ardhmen e afërt”.
“Më vjen keq që Irani nuk ka dhënë përgjigje pozitive për propozimet e bëra nga koordinatorët evropianë”, ka thënë ai në një konferencë për media në Berlin. Irani nuk ka arsye që të mos pajtohet me këto propozime”.
Gjermania është një prej tri shteteve evropiane – bashkë me Francën dhe Britaninë – që kanë nënshkruar marrëveshjen bërthamore me Iranin. Vendet tjera që kanë nënshkruar marrëveshjen janë: Kina, Rusia, si vende anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Komeve të Bashkuara, plus Bashkimi Evropian.
Irani e ka nënshkruar marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore më 2015. Sipas marrëveshjes, Teherani është pajtuar për të kufizuar aktivitetin bërthamor, në këmbim të heqjes së sanksioneve.
Më 2018, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i ka larguar Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja dhe ka rikthyer sanksionet ndaj Iranit. Me ardhjen e Joe Bidenit në krye të SHBA-së janë rritur shpresat për ringjallje të marrëveshjes. Palët kanë mbajtur disa runde takimesh në Vjenë, me qëllim të ringjalljes së marrëveshjes, por palët ende nuk janë dakorduar për një tekst final./REL
D.GJ/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
42.9%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4410
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
Rusia dhe Irani pritet të nënshkruajnë marrëveshje të partneritetit strategjik
13 Janar, 17:50
-
Gjermani/ Zgjedhje të parakohshme më 23 shkurt, ekstremi i djathtë: Nxjerrim vendin nga BE! Weidel e AfD dhe Scholz i SPD kandidatë për kancelarë
13 Janar, 15:19
-
Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani
11 Janar, 18:40
-
Gjermani/ Socialdemokratët nominojnë sërish Olaf Scholz si kandidat për kancelar në zgjedhjet e 23 shkurtit
11 Janar, 16:59
-
Gazetarja italiane Cecilia Sala lirohet nga regjimi iranian, mbërrin me avion në Romë, pritet nga kryeministrja Meloni
8 Janar, 17:17
-
Mos e ushqeni fodullin: Scholz i përgjigjet komenteve të Elon Musk
6 Janar, 13:18
-
Scholz kritikon komentet 'çoroditëse' të Muskut
4 Janar, 17:23
-
Arabia Saudite ekzekuton 6 iranianë për trafik droge dhe thyen rekordin, ‘tërbohet’ Teherani!
2 Janar, 08:52
-
Scholz thirrje për unitet në Vitin e Ri 2025: Emigrantët janë pjesë e suksesit të Gjermanisë
31 Dhjetor 2024, 10:45
-
Gjermani/ Presidenti Steinmeier shpërndan Parlamentin, zgjedhjet e reja më 23 shkurt
27 Dhjetor 2024, 11:45
-
Kërcënimi nga Rusia/ Rilindje për 'Eurofighter', Evropa po blen avionë luftarakë miliarda dollarësh
24 Dhjetor 2024, 22:05