Lufta në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar në ditën e saj të 33-të. Një zëdhënës i ushtrisë iraniane thotë se SHBA-të dhe Izraeli kanë goditur objektiva "të parëndësishme", ndërsa paralajmëron për sulme "më të gjera dhe shkatërruese".
Në një deklaratë të ndarë nga agjencia e lajmeve Tasnim dhe agjencia Fars, një zëdhënës i IRGC thotë se të dy vendet kanë informacion "të paplotë" në lidhje me aftësitë dhe pajisjet ushtarake të Teheranit.
Zëdhënësi shton se prodhimi ushtarak i Iranit "ndodh në vende që ju nuk i dini fare" - ndërsa ai hedh poshtë pretendimet e Trump se stoku i armëve të Iranit është varfëruar gjerësisht .
"SHBA-të dhe Izraeli “duhet të paguajnë për agresionin që ju nisët”, thekson ai.
Ndërkohë Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “armiqtë tanë po humbasin dhe Amerika po fiton”, gjatë një fjalimi drejtuar kombit lidhur me operacionin ushtarak të koduar “Epic Fury”.
Në fjalën e tij, Trump mbrojti vendimin për të shpallur luftë kundër Iranit, duke e cilësuar regjimin e Teheranit si “vrasës” dhe duke e akuzuar për mijëra viktima mes protestuesve ndër vite.
Ai theksoi se ndërhyrja amerikane ka dobësuar ndjeshëm kapacitetet ushtarake të Iranit dhe ka kufizuar kërcënimin bërthamor. Trump theksoi se nuk mund të lejohet që Teherani të zhvillojë armë bërthamore.
“Gjatë katër javëve të fundit, forcat tona të armatosura kanë arritur fitore të shpejta, vendimtare dhe dërrmuese, fitore që bota nuk i ka parë më parë”, deklaroi ai, duke i cilësuar bombardimet si suksese të jashtëzakonshme ushtarake.
Presidenti amerikan u shpreh optimist për arritjen e objektivave strategjikë, duke thënë se SHBA ndodhet pranë realizimit të tyre.
Hezbollahu ka marrë përgjegjësinë për sulmet me raketa dhe dronë në Izraelin verior. Në deklarata të ndara, lëvizja pro-iraniane tha se kishte në shënjestër ushtarët izraelitë të pozicionuar në dy pika në zonën kufitare me raketa dhe kishte sulmuar një fshat izraelit me dronë.
Lajm në përditësim...

Foto: Një anije duke kaluar në Ngushticën e Hormuzit
Mbretëria e Bashkuar do të zhvillojë sot bisedime përmes një video-konference me 35 vende për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, njoftoi dje kryeministri britanik Keir Starmer.
Rruga ujore, jetike për transportin global të naftës dhe gazit, u mbyll në mënyrë efektive nga Irani pas sulmeve SHBA-Izrael.

Foto: Mojtaba Khamenei
Ministria e Jashtme e Iranit tha se Udhëheqësi Suprem Mojtaba Khamenei nuk u lëndua nga sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit, duke shtuar se mosparaqitja në publik është praktikë e zakonshme gjatë kohës së luftës.
Djali i Ali Khamenei, i vrarë në një sulm në fillim të luftës, gëzon shëndet të plotë, sipas zëdhënësit Esmaeil Baghaei.










