'Makbeth', një shfaqje provokuese në vilën e Enver Hoxhës

Aktorët e Teatrit Ekspeimental “Kujtim Spahivogli” kanë luajtur premierën e tragjedisë së famshme “Makbeth” në vilën e diktatorit Hoxha.

Aty, Makbethi Alfred Trebicka takohet me 3 parashikues fati që i zbulojnë të ardhmen. Nga kjo i lind një ambicie e pakufishme për pushtet absolut.

Zonja “Makbeth” Loredana Gjeci bëhet gati për skenën, duke u parë në pasqyrat ku shihej vetë diktatori me zonjën Hoxha.

Ku vizioni merr vetvetiu drejtim tjetër në shtëpinë ku luhet tragjedia, regjisori Enton Kaca shpjegon konceptin e tij.

“Unë u mundova ta riaktualizoj në këtë mjedis të sotshëm ku ne jetojmë bashkarish, t’i jap një trajtë paska politike, ngacmoj paska probleme dhe fenomene që janë shqetësuese në realitetin tonë”, tha regjisori Enton Kaca.

E megjithatë fantazmat e diktaturës zgjohen….

Shekspiri la pas një armë të fortë dhe njëkohësisht të rrezikshme në dorën e regjisorëve dhe aktorëve.

Performanca u arrit. Një kombinim i përpiktë i mjedisit me ndjeshmërinë e interpretimit dhe kontaktin sy për sy me publikun.

Kësaj ndjeshmërie i printe Alfred Trebicka, Makbethi që vrau gjumin….

“Mua personalisht më pëlqen dhe shijon kjo lloj qasjeje në aspektin e interpretativ, pra që ti të jesh sa më i gjallë dhe komunikues me spektatori, gjë të cilën ta dikton edhe vetë terreni, ambienti”, tha Trebicka.

Zonja Makbeth, Loredana, qëndroi stoike, për të mos u rrëzuar nga ligësia e saj.

“Në rastin e Makbeth është një pushtet kriminal ku ka gjak dhe Shqipëria ka pas gjak 50 vjet diktaturë, ka pas gjak edhe në vazhdim. Për pushtet patjetër. Makbethi është shkruar në 1965 dhe Shekspiri është gjenial thotë realitetin e sotëm”, tha aktorja Loredana Gjeci.

 Aktorët Ermela Ruri, Ismail Shino, Klejdi Metaj e Margent Caushi me pëshpërimat zërat, imazhet dhe fjalët shekspiriane zgjuan fantazmat e diktaturës në vilën e Enver Hoxhës.

Provokuese, me elementë interpretues e metaforik të historisë së dikaturës dhe aktualitetit shfaqja “Makbeth” do të vijojë të shfaqet në vilën e dikatorit Hoxha  në datat 10, 11, 12 dhe 15, 16, 17, 18 dhjetor në orën 19:00.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës