Irina Shayk “muza” sensuale e Marc Anthony
menjëherë pas ndarjes

Irina Shayk “muza” sensuale e Marc Anthony<br />menjëherë pas ndarjes
Irina Shayk duket se nuk po kalon ditë të këqija pas ndarjes me të dashurin prej katër vitesh Cristiano Ronaldon.

Modelja ruse shihet në klipin e dy këngëtarëve Marc Anthoni dhe yllin e grupit Aventura, Romeo Santos.

Ka qenë vetë Irina ajo që ka bërë publike trailerin e këngës e cila quhet “Yo Tambien”.

Pritet një klip “i nxehtë” me muzën Irinën e cila shihet duke dalë nga pishina.

irina shayk

Klipi do të hidhet më datë 23 janar në YouTube dhe do të jetë pjesë e albumit të Marc Anthony “Formula Vol.2”.

Irina ka dhënë debutin e saj edhe në filmin “Hercules” në vitin e kaluar dhe njihet si modele e “Swimsuit”.

Arsyeja e ndarjes me Cristianon ishte nëna e futbollistit pasi Irina ka refuzuar që të marrë pjesë në surprizën e organizuar për ditëlindjen e saj.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois